Kryeministri i vendit Albin Kurti sot ka udhëtuar dhe është duke qëndruar në Dubrovnik të Kroacisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri Kurti ka shkuar në Kroaci për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kroacia Evropiane: Retrospektivë dhe Perspektivë” (European Croatia: Retrospective & Prospective).
Sipas tij, ky është organizim i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D) dhe ky është një udhëtim 1 ditor i Kurtit aty.


