Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të ngritjes së turbullirës nga reshjet e fundit në kanalin e Ibrit, do të ketë telashe për furnizim me ujë në disa zona.
Bëhet e ditur se Impiantet e Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.
Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale dhe Obiliqi me fshatra, do të kenë furnizim me ujë me presion më të ulët. Çrregullime me furnizimin do të kenë edhe një pjesë e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.
“Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal. Drenasi mbetet pa furnizim nga ora 11:00, për të njëjtën arsye. Ekipet shtese dhe departamenti i cilësisë janë në teren për të monitoruar situatën dhe për të parë çdo mundësi për rikthim të furnizimit me ujë në Drenas”, thuhet në njoftim.


