Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit.
Sipas KRU Mitrovica kjo shpërndarje është po bëhet me kapacitete të reduktuara.
‘’Ju njoftojmë se në këto çaste kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar. Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive’’, thuhet në njoftim.
KRU Mitrovica lutë qytetarët që uji të përdoret ‘’sa më racionalisht’’ në mënyrë që të ketë ujë për të gjithë.


