Deputeti i zgjedhur Elbert Krasniqi nga radhët e komuniteteve ka bërë thirrje për zhbllokimin e situatës politike dhe konstituimin e Kuvendit.
Ai theksoi se grupi i komuniteteve joserbe është i gatshëm të votojë dhe se mungojnë vetëm pak vota për të kaluar në fazën tjetër të formimit të qeverisë.
“Ne si grupi i komuniteteve joserbe jemi pro zhbllokimi të kësaj siluete, ne po votojmë duhet edhe pak deputet me votua dhe konstituohet Kuvendi dhe dalim në fazën tjetër të formimit të qeverisë. Besoj që jemi në një prej situatave që duhet të jemi më kreativë, mirëpo është e drejtë e tyre të bëjnë propozimin e tyre. Nuk besoj që ka zgjidhje tjetër pos që të votohet dhe të kalojmë në fazën tjetër”, shtoi ai.