KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kishnica e Trepça mbijetojnë me improvizime, pa investime e me teknologji të viteve ’60
Lajme

Kishnica e Trepça mbijetojnë me improvizime, pa investime e me teknologji të viteve ’60

Kosova News
Kosova News 22:35 -03/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e minierave të Kosovës po përballen me kushte të rënda pune dhe mungesë të theksuar investimesh në pajisje. Mjetet e punës janë të vjetra mbi gjysmë shekulli, gjersa punëtorët detyrohen t’i përdorim rrobat e tyre të trupit për t’i sanuar dëmet në infrastrukturën e dëmtuar

Është xhaketa e njërit prej punëtorëve në Minierën e Kishnicës, ndonëse s’ka mbetur asgjë për ta cilësuar si të tillë.

Për ta ndaluar rrjedhjen e një gypi që ndihmon në filtrimin e plumbit të shkrirë, flotistët janë detyruar që ta bëjnë këtë improvizim.

Thuajse të gjitha makinat në këtë minierë, sipas flotistëve, datojnë nga viti 1960.

Jo më ndryshe, gjendjen e ka edhe miniera e Trepçës e për të cilën, ankesat për teknologji të vjetër e kushte të rënduara pune u dëgjuan nga nëntoka.

Gani Osmani ka thuajse 50 vite punë në Trepçë e nga krejt kjo kohë, e mban mend vetëm një investim.

“Janë sjell do kamiona ngarkues që i kanë fut në horizont dhe maqina po diku në 2011, e këndej s’ka pas më investime. Këtu duhet teknologji e re dhe tek flotacioni duhen investime, atje bash sen s’është bërë. Sa më të vjetra defektet janë më të mëdha. Një makineri 100 ton i qet prodhim, po nëse ka defekt 20. E hup efikasitetin e vet në një ndërrim”, ka thënë Gani Osmani, minator.

Në vitin 2023, Qeveria kishte aprovuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepçën”, për investime kapitale në miniera dhe në flotacione. Por marrëveshja nuk kaloi në Kuvend.

Ndërkaq, vitin e kaluar, minatorët e Trepçës hynë në grevë në muajin korrik si pasojë e mosekzutimit të pagave me muaj të tërë.

Në ndihmë u doli Qeveria e Kosovës duke ndarë katër milionë euro për pagat e minatorëve, ndonëse ky vendim u shoqërua me kritikat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.

Minierat kanë qenë të fundit në listën e prioriteteve të qeverisë, thotë Skënder Krasniqi, kryetar i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

“Le që s’janë bërë investime por as që është duke u planifikuar të bëhen. Katër vitet e kësaj qeverie që shkojë kanë qenë për mbijetesë, edhe për deklaratat e tyre të mëdha se do ketë investime në Trepçë. Investimin më të madh e kanë bërë ndarjen e parave për pagat, për të mbuluar humbjet e Trepëçs”, ka thënë Skënder Krasniqi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

E mosinvestimi në teknologji më të re dhe mjete që rrisin prodhimin, sipas Krasniqit, Kosovës po i humb të ardhura miliardshe.

“…Asnjë qeveri s’i ka trajtu minierat që ne flejmë mbi to, as me ligj as me investitorë përkundër se ka pas vullnet të jashtëzakonshëm. Para shumë viteve princi e tash mbreti Charles e vizitoi Kosovën dhe ka pas interes të investojë po s’gjeti vullnetin e mjaftueshëm as për Trepçë, për asnjërën minierë që Kosova i ka e që mund të gjenerojnë miliarda, punë dhe mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Skënder Krasniqi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Lidhur me disa të dhëna konkrete, kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Faton Ahmeti nuk është deklaruar për televizionin.

Prodhimi i ulët ka bërë që problemet me paga të jenë prezente edhe në minierën e Kishnicës, flotistët e së cilës s’morën paga për një muaj, për çka u detyruan të hynin në grevë./Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova News 03/05/2025 03/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?