Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, papritmas ndërpreu vizitën në SHBA “për shkak të problemeve shëndetësore”, ndërsa kryeministri sllovak Robert Fico, gjatë ditëve të fundit anuloi vazhdimisht daljet e paralajmëruara publike, gjë që shkaktoi spekulime për “përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore”.
Të dy më parë njoftuan pjesëmarrjen në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj, gjë që ngre pyetjen nëse Vuçiq e Fico po kërkojnë justifikim për të mos shkuar në Rusi, duke pasur parasysh kritikat dhe presionin nga BE për të mos marrë pjesë në paradën e Putin në mes të agresionit rus kundër Ukrainës.
Sipas mediave serbe, Vuçiq u sëmur gjatë qëndrimit të tij në Florida dhe se sot është shtrirë për trajtim në një spital ushtarak në Beograd për shkak të tensionit të lartë.
Njëkohësisht, kryeministri i Sllovakisë ka “anuluar” papritmas orarin e tij të punës disa herë gjatë ditëve të fundit, njoftoi stacioni televiziv sllovak TV Noviny.
Robert Fico nuk u shfaq në festimet e planifikuara të Ditës së Majit në qytetin Velke Zaluzhye.
“Programi i punës së kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, për 1 maj është anuluar”, thuhet në një njoftim zyrtar të qeverisë sllovake, pa detaje shtesë.
Kryetari i komunës Velki Zaluzhy, Milan Biro, tha se nuk kishin marrë asnjë informacion për arsyen e anulimit.
Kjo nuk është hera e parë që Fico ndryshon orarin në minutën e fundit. Në prill, ai anuloi një konferencë për media dhe ligjëratë në Britaninë e Madhe.
Vuçiq kishte njoftuar më parë se planifikon të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për një paradë ushtarake që shënon Ditën e Fitores. Ky njoftim shkaktoi kritika dhe presion nga BE, i cili pret që vendet kandidate dhe anëtare të përmbahen nga pjesëmarrja në ngjarjet e organizuara nga Rusia.
.Ish-presidenti çek, Milosh Zeman më vonë zbuloi se arsyeja ishte një përkeqësim i shëndetit të tij pas një atentati vitin e kaluar.
Ende nuk dihet nëse Vuçiq dhe Fico do të marrin pjesë në paradën e planifikuar për 9 maj në Moskë.


