KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja zbulon shifrat, mbi 19 milionë euro për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2025
Politikë

KQZ-ja zbulon shifrat, mbi 19 milionë euro për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2025

Kosova News
Kosova News 11:26 -30/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Buxheti i planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025, është në vlerën e 8.7 milionë euro, prej të cilave më shumë se 3.2 milionë euro ishin të planifikuara për procesin organizativ i realizuar gjatë muajve të vitit 2024 dhe rreth 5.5 milionë euro për pjesën tjetër të procesit zgjedhor gjatë muajve të parë të vitit 2025. Sipas raporteve të deritashme, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë euro. Kjo për RTV21 u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se buxheti i planifikuar për qëllim të organizimit të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025, është në vlerën e mbi 10.5 milionë euro.

Në këtë planifikim buxhetor sipas tij, përfshihet dhe organizimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Në përfundim të këtij procesi dhe përmbylljes së të gjitha procedurave, do të kemi një raport përfundimtar dhe do të kemi të dhëna të sakta se sa nga mjetet e planifikuara janë shpenzuar. Sipas përvojës nga proceset e kaluara zgjedhore, zakonisht kostoja përfundimtare është më e ulët sesa ishte planifikuar.

’Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së në organizimin e procesit zgjedhor dhe kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar. Në Zgjedhjet për kuvend dhe në zgjedhjet lokale janë funksionalizuar 38 qendrat komunale të numërimit, të cilat janë vendosur kryesisht në palestra sportive. Funksionalizimi i këtyre QKN-ve është një kosto shtesë sepse procesi që zhvillohet duhet të jetë plotësisht transparent dhe në këtë drejtim janë të nevojshme sigurimi i kamerave, monitorëve, kompjuterëve, skanerëve dhe pajisjeve tjera përcjellëse. Natyrisht se ka edhe çështje të tjera që kanë ndikuar në planifikimin e kostos së përgjithshme të proceseve zgjedhore. • Në përgjithësi, shpenzimi kryesor i buxhetit nuk është vetëm për blerje të pajisjeve dhe të ngjashme, por pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhore dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor’’, thuhet në përgjigje.

Tutje bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. ‘’Prandaj, nëse do ketë zgjedhje, KQZ-ja do të përgatisë me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ-ja ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur në një vit jo-zgjedhor’’.

Lidhur me diskutimet për zgjedhje të reja për Kuvendin e Kosovës, KQZ-ja ka bërë të ditur qëndrimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të përmbushur mandatin kushtetuese, në çdo kohë kur një proces zgjedhor shpallet në mënyrë zyrtare. Aktualisht, KQZ-ja është duke u angazhuar në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe duke zhvilluar përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që do të mbahet, më 9 nëntor.

Gjithashtu lexoni:

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kosova News 30/10/2025 30/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?