KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova përfiton mbi 7 milionë euro të hyra nga eksporti i mjedrave
Ekonomi

Kosova përfiton mbi 7 milionë euro të hyra nga eksporti i mjedrave

Kosova News
Kosova News 11:57 -05/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferencën e 9-të të mjedrës në Kosovë me temë: “Përshtatja e kultivimit të mjedrës ndaj sfidave klimatike”.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka thënë se mjedra është një nga kulturat me rëndësi në bujqësinë dhe ekonominë e Kosovës, nga e cila në këtë sektor ka të punësuar mbi 2500 punëtorë.

Ai tha se 96 për qind e prodhimit të mjedrës eksportohet duke gjeneruar nga 7 deri 7.5 milionë euro të hyra. Ai tha se ministria ka investuar mbi 300 milionë euro mbështetje financiare për fermerët përfshirë këtu edhe për kulturën e mjedrës, duke shtuar se për t’i përballuar sfidat, ministria në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë marrë masa për t’i tejkaluar ato.

“Kjo konferencë nxjerr në pah rendësin e mjedrës si një nga kulturat me rëndësi në bujqësinë dhe ekonominë e Kosovës. Mjedra me potencialin e saj të jashtëzakonshëm ka kontribuar dhe angazhuar më shumë se 2500 persona të punësuar drejtëpërdrejt në këtë sektor, që reflekton një kontribut të madh në fuqizim ekonomik. Ministria ka investuar me mbi 300 milionë euro me mbështetje financiare për fermeret përfshirë edhe kulturat manore si mjedra. Brenda kësaj përpejkjeje 1.5 milionë euro janë dedikuar për këtë sektor përmes skemave mbështetëse të grandeve dhe subvencioneve. Sot 96 për qind e prodhimit të mjedrës ekspertohet duke gjeneruar 7 deri 7.5 milionë euro. Drejt adresimit të sfidave klimatike gjithënjë në rritje, ministria në partneritet me organizata ndërkombëtare iu gjend pranë fermerë pas përmbytjeve të 25 janarit të viti 2023 duke ofruar ndihmë emergjente për mbi 250 fermerëve nga tetë komuna”, ka thënë ai.

Rita Glavitza, udhëheqëse e Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë, ka thënë se partneriteti austriak me Kosovën daton që një kohë të gjatë dhe përfshin disa sektorë që kanë mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit dhe zhvillim të qëndrueshëm të tij.

“Është e qartë për mu se sa vital është ky sektor për zhvillimin e Kosovës. Puna e juaja, përkushtimi e ka bërë sektorin e mjedrës një shtyllë të rëndësishme në botën dhe jetën rurale të Kosovës. Partneriteti austriak mes Kosovës daton që një kohë të gjatë dhe përfshin disa sektor për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit dhe zhvillim të qëndrueshëm. Për vitet të tëra kemi ndihmuar bujqësinë dhe zhvillimin rural duke e njohur potencialin e tij për të shtyrë përfshirjen ekonomike me teje, për të krijuar vende pune dhe për të avancuar jetën në vendet rurale. Zotimi ynë për Kosovën dhe sektorin bujqësor mbetet i fuqishme dhe konsistent”, ka thënë ajo.

Mustafë Kastrati, projekti “Promovimi i ndërmarrsisë” nga GIZ-i, ka thënë se me këtë projekt parashihet që nga viti i ardhshëm për katër vjet rresht fermerët do të mbështeten me grande të vogla dhe të mese dhe grande më të mëdha.

 “Në kuadër të projektit GIZ ne do të mundohemi që në kuadër të katër viteve të ardhshme në bashkëpunim me Ministrin e Bujqësisë dhe organizatat e tjera që të mbështesim sektor të ndryshëm kryesisht me masa duke u fokusuar në zhvillimin e zonave të thella rurale të cilat edhe mjedra e produktet tjera kanë një perspektiv. Në kuadër të këtij projekti ne do të startojmë nga viti i ardhshëm që të mbështesim me grande të vogla dhe të mesme dhe grande më të mëdha, ferma të ndryshme e shoqata të ndryshme”, ka thënë ai.

Kujtim Lepaja nga shoqata “Mjedra e Kosovës” ka thënë se këtë vit në rajonin e Prizrenit si shkak i kushteve klimatike kanë pasur dëm më mbi gjysmë milioni euro.

Ai ka thënë se pavarësisht kësaj këtë vit do të jenë të paktën 50 hektarë të ri të mbjella me mjedër.

“Pa marrë parasysh sfidave në këtë vit do të kemi të paktën 50 hektarë të ri të mbjella me mjedër. Ky vit ka qenë i mot për kulturat pranverore për arsye se deri në fund të qershorit kanë qenë kushte e mira klimatike. Mirëpo nuk ka qenë vetëm ky tregim, për arsye se më 23 qershor rajonin me cilësi që prodhon mjedër në Kosovë që është në Prizren, goditet nga breshëri i ashpër që shkakton dëme mjaft të mëdha në industrinë e mjedrës. Në një rajon që ka mbjellë 400 tonë mjedër këtë vit ka mbledhur vetëm 10 tonë. Këtë vit humbëm rreth gjysmë milioni euro në këtë rajon edhe 80 hektarë nuk i patëm në prodhim”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 05/12/2024 05/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?