KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova kërkon njohjen nga Nepali
Politikë

Kosova kërkon njohjen nga Nepali

Kosova News
Kosova News 10:21 -24/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Guner Ureya, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Nepali.

Ai në një intervistë me Himalyan Times, ka thënë se njohja e Kosovës është e rëndësishmë për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Ballkanik,“Pavarësia e Republikës së Kosovës i mundësoi popullit të Kosovës të arrijë suksese të mëdha në një periudhë të shkurtër 14-vjeçare.

Prandaj si një vend paqedashës, është shumë e rëndësishmë që Nepali dhe populli nepalez ta njohin Kosovën”, ka thënë ai.“Shpresojmë që Nepali ta njohë zyrtarisht Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që silueta e flamurit të Nepalit të pasqyrohet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës me fjalët “Faleminderit Nepal””, tha ambasadori.

Ai foli për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Nepalit.“Ka mundësi dhe potenciale të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve. Marrëdhëniet që kemi zhvilluar me Bangladeshin në pesë vitet e fundit mund të shërbejnë si shembull për marrëdhëniet tona të ardhshme me Nepalin. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Bangladeshin, u iniciuan marrëveshje dhe bashkëpunimi tregtar, kulturor, arsimor dhe ndërveprimet mes njerëzve janë rritur.

Ne mund ta bëjmë të njëjtën me Nepalin”Ureya është prononcuar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Ai tha se shteti serb po pëpiqet të destabilizojë Kosovën, derisa shtoi se Kosova është “vend i popullit të saj, i shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve, serbëve, turqve e të tjerë”.“Në fakt, këto përpjekje janë të dëmshme për të gjithë. Rreth 98 për qind e popullit të Kosovës janë të vendosur për të mbrojtur integritetin territorial të vendit.

Dy për qind e popullsisë së manipuluar nga Serbia në këtë fazë herët a vonë do t’i kuptojnë faktet dhe do të integrohen plotësisht në shoqërinë kosovare. Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi. Kosova është një vend i popullit të saj, i shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve, serbëve, turqve e të tjerë. Natyrisht, ne vazhdojmë dialogun tonë me Beogradin për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, nuk duhet harruar se qëllimi i dialogut është të sigurojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve sovrane”, është shprehur ai.Ai tha se herët a vonë Serbia dhe Kosova do ta njohin njëra- tjetrën.“Herët a vonë ne do të njohim njëri-tjetrin dhe ajo ditë do të jetë një ditë shumë e bukur”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 24/12/2022 24/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?