Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se një kontingjent do të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Belize të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas njoftimit, kontingjenti i FSK-së, përfundon trajnimin para dislokimit në Belize.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do të realizohet në Belize. Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim”, thuhet tutje në njoftim.


