Me 25 prill të vitit të kaluar Komuna e Suharekës kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me e Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për financimin e rrugës “Guri i Matozit – Gradancë” në vlerë prej 900 mijë euro.
Këtë ngjarje e kishte publikuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj duke ju falenderuar zvMinistrit Hysen Durmishi për bashkëpunimin.
“Sot nënshkruam memorandumin në vlerë 900,𝟎𝟎𝟎€.
Me anë të këtij memorandumi do të financohet projekti:
🔹 Ndërtimi i rrugës “Guri i Matozit – Gradancë”.
Falenderues ndaj zv.Ministrit Hysen Durmishi për bashkëpunimin” kishte shkruar Muharremaj në facebook

Por tashmë kur kanë filluar punimet dhe janë vendosur tabelat e njoftimin, Komuna e Suharekës e ka vendosur një tabelë njoftuese në fillim të rrugës duke e paraqitur veten si investitor pa e përmendur askund Ministrinë e Trasportit e cila ka ndarë shumicen e mjeteve për këtë rrugë.

Për këtë ka reaguar edhe shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës Liridon Fandaj e cili e ka bërë “tag” kryetarin Muharremaj duke thënë se tashmë kryetari “gënjeshtrën e ka bërë normë”.


