Komuna e Obiliqit ka hapur një tender në vlerë prej 45 mijë eurosh për zhvillimin e platformës digjitale “Alo Komuna”, e cila synon digjitalizimin e procesit të menaxhimit të ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
.
Sipas përshkrimit të projektit, platforma përfshin zhvillimin e një web aplikacioni për administratën komunale, si dhe katër aplikacione mobile (dy për sistemin iOS dhe dy për Android), që mundësojnë komunikim të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve komunale.

Përmes këtij sistemi, çdo ankesë e qytetarëve do të dërgohet automatikisht te drejtoria përkatëse, duke u monitoruar në kohë reale nga drejtorët dhe stafi i autorizuar, me qëllim rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe efikasitetit në trajtimin e kërkesave


