KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
Lajme

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Kosova News
Kosova News 22:42 -18/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore.

Zëdhënësja e komisionit Evropian, Anita Hipper, në një konferencë për medie, tha se qëndrimi i BE-së për urën mbetet i qartë.

“Qëndrimi ynë për urën ka qenë gjithmonë i qartë: ajo duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe t’i lidhë. Kërkojmë koordinim efektiv dhe konsultim të mirëfilltë ndërmjet komunës dhe institucioneve qendrore. Po ashtu, Policia e Kosovës duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha  komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”, ka thënë Hipper.

Sipas Hipper, BE-ja ka shpenzuar me miliona euro për rivitalizimin e kësaj ure që lidh dy anët e Mitrovicës.

“Ura tashmë është e hapur për këmbësorë, por ende jo për të gjithë. Ne kemi bërë vlerësimet tona, janë ndërmarrë hapa drejt kësaj dhe qëndrimi ynë mbetet se ende nevojitet koordinim efektiv dhe konsultim domethënës, të cilin e presim dhe i cili duhet të përmirësohet”, tha Hipper, zëdhënëse e KE-së.

Ndërkohë, për urën e Ibrit ka folur përsëri presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim, derisa ka akuzuar gjeneralin turk të KFOR-it për këto zhvillime.

“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Ruttes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur”.

Këto deklarata vijnë pasi tetë ditë më parë KFOR-i bëri të ditur për tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në këtë urë pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina pushtohet nga mbeturinat, banorët e Arbërisë pesë ditë me mbeturina para dyerve, përballen me kundërmim dhe papastërti

100-vjetori i lindjes së Metush Krasniqit: Kurti vlerëson kontributin e heroit

Gërvalla: Metush Krasniqi ëndërrimtari i madh i lirisë së Kosovës

Peci shpreh ngushëllime për familjet e dy të rinjve që humbën jetën në aksident

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve pa leje te Liqeni i Radoniqit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?