Avokati Arianit Koci ka bërë një paralajmërim për qytetarët që udhëtojnë nëpër Serbi, duke u kërkuar kujdes lidhur me përmbajtjet e publikuara në rrjete sociale dhe platforma të tjera online.
Koci ka thënë se komentet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese apo si nxitje e urrejtjes mund të sjellin pasoja juridike në rast se autoritetet serbe i marrin në shqyrtim.
“Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi. Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje të urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike”, ka shkruar Koci.
Sipas tij, në disa raste përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe, ndërsa në varësi të rrethanave dhe ligjeve në fuqi, personat mund të ndalohen, të intervistohen apo të përballen me procedura ligjore.
“Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje”, ka theksuar avokati.
Në fund të reagimit të tij, Koci ka kërkuar që ky paralajmërim të shpërndahet për të informuar qytetarët që udhëtojnë nëpër territorin e Serbisë.
Postimi i Plotë:
Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi.
Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike.
Në disa raste, përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe.
Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje.
P.S.
Ju lutem, shpërndajeni!



