Ministrja Fitore Pacoli iu është drejtuar me një mesazh banorëve të Prevallës dhe fshatrave përreth të kësaj zone.
Ajo thotë se ka përcejllë shqetësimet e ngritura lidhur me vendosjen e laurës në rrugën për në Prevallë.
“Dua t’ju siguroj se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit. Çështja e vendosjes së laurës dhe mënyra e menaxhimit të qarkullimit do të diskutohet bashkë me ju, me qëllim që të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi i Plotë:
Të nderuar banorë të Prevallës dhe fshatrave përreth,
Kam përcjellë shqetësimet e ngritura lidhur me vendosjen e laurës në rrugën për në Prevallë.
Dua t’ju siguroj se asnjë vendim nuk do të merret pa dialog me banorët dhe palët e interesit. Çështja e vendosjes së laurës dhe mënyra e menaxhimit të qarkullimit do të diskutohet bashkë me ju, me qëllim që të gjejmë zgjidhjen më të mirë.
Për këtë arsye, nuk ka nevojë për protestë.
Sot nuk kam mundësi të jem me ju, pasi ndodhem në Arabinë Saudite, ku po përfaqësoj Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Ujit. Por ju pres në takim gjatë javës së ardhshme, ku do t’i dëgjoj të gjitha shqetësimet dhe propozimet tuaja.



