KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës
Rajon

Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

Kosova News
Kosova News 15:23 -28/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut mund të dalin sërish në protestë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre që provimi i jurisprudencës në këtë shtet të mbahet edhe në gjuhen shqipe.

Që ky test të mbahen edhe në këtë gjuhë, po punon edhe Avokati i Popullit në fqinjin jugor të Kosovës.

Faton Selami tha se i është i është drejtuar Qeverisë në Shkup me kërkesë për harmonizimin e ligjeve që rregullojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në mënyrë që studentëve shqiptarë t’u mundësohet t’i japin këto provime në gjuhën amtare, shqipe.

Ai ka thënë për KosovaPress se ka marrë një përgjigje që thotë se është formuar një grup pune i ekspertëve, i cili po shqyrton mundësitë juridike për përgatitjen e një propozimi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Selami e ka pranuar se kjo çështje është me rëndësi të veçantë dhe se institucioni që ai drejton ka hapur lëndë me vetiniciativë për trajtimin e kësaj problematike.

“Kjo çështje është aktuale shumë, është aktivizuar në ditët e para pas marrjes së funksionit të avokatit të popullit nga ana ime. Për këtë arsyeje, e pashë të arsyeshme, që me vet iniciativë, të hapi një lëndë për zgjedhjen e kësaj problematike, që tu mundësohet studentëve të cilët studimet e tyre, deri në diplomë dhe më pas i kanë kryer në gjuhën shqipe, tu mundësohet që edhe provimin e jurisprudencës e jo vetëm, por edhe atë për noterë e përmbarues të mund ta japin dhe në gjuhën e tyre amtare”, thotë Selami.

Ai bëri të ditur se pret që në ditët në vijim, të ketë propozime konkrete nga grupi punues i ekspertëve që është angazhuar nga qeveria maqedonase.

“Ne jemi drejtuar dhe me iniciativë deri te qeveria, për harmonizimin e këtyre ligjeve që në mënyrë taksative i rregullon mbarëvajtjen e këtyre provimeve konkrete dhe kemi kërkuar që të mundësohet në gjuhën amtare provimi. Përgjigja e fundit nga ana e qeverisë është se është formuar një grup pune nga ana e ekspertëve, të cilët i shqyrtojnë të gjitha mundësitë juridike dhe punojnë në përgatitjen e një propozimi lidhur me zgjidhjen e kësaj problematike. Ka paralajmërime se në ditët në vijim do të ketë edhe ndonjë propozim konkret nga ana e këtij grup joformal të ekspertëve dhe ne si institucion jemi në pritje të propozimit zyrtarë nga ana e qeverisë”, tha Selami.

Studentët shqiptarë kanë protestuar dy herë për këtë çështje. Ata po kërkojnë që të mos diskriminohen në procesin e dhënies së provimeve profesionale, pasi studimet i kanë ndjekur në gjuhën shqipe teksa thonë se është e drejtë e tyre që edhe provimi i jurisprudencës të bëhet në shqip, për ta.

Sipas Selamit, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut ka qenë vazhdimisht problematike, ndërsa shton se ky vend, si shtet multilingual, është përballur shpesh me debate të tilla.

Ai ka bërë të ditur se është duke u marrë edhe me një lëndë tjetër, që ka të bëjë me emërtimet e reja në rrugët e Tetovës, të cilat kanë bërë që të hiqen emrat e mëhershëm në gjuhën shqipe. Ai tha se e ka dërguar lëndën edhe në Gjykatën Kushtetuese, por e njëjta i përket pushtetit lokal.

“Çështja e gjuhës shqipe ka qenë në vazhdimësi problematike në Maqedoni. Jemi një shtet multilingual dhe kjo është çështje që gjithmonë ka qenë aktuale. Sa i përket çështjes së ndryshimit të emrave të rrugëve, kjo është sipas ligjit, nën kompetencat e komunave të cilët duhet që të përgatisin propozime dhe sipas ligjit dhe të marrin pëlqim nga qeveria dhe të votohen nga këshilli komunal dhe të implementohen në praktikë. Ka pasur edhe iniciativa deri te gjykata kushtetuese, por kjo si kompetencë është e pushtetit lokal”, shtoi ai.

Ndryshimi i emrave të rrugëve në Tetovë ka nxitur tensione në këtë komunë por edhe në tjerat ku ka shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut. 

Gjithashtu lexoni:

Zyra e BE-së në Kosovë: Sanksionet po lënë pasoja afatgjata në ekonominë e Rusisë

“Ky s’është fundi i Vuçiqit”, Reuters: Po e përgatit terrenin për t’a bërë një aleat të tij President, veten Kryeministër

Vëllezërit rrahen mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

Baraliu: Deputetët e kanë obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë dhe të mundësojnë zgjedhjen e presidentit/es

Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë vetëm një ndalesë në pikat doganore mes dy vendeve

Kosova News 28/06/2026 28/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
74%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
22 °C

Lajmet e Fundit

Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
16:08 -28/06/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
15:48 -28/06/2026
“Wolverine Challenge”, pjesëtarë të KFOR-it “masin” forcat në shumë disiplina
15:45 -28/06/2026
OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media
15:43 -28/06/2026
Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”
15:40 -28/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?