KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNj: Përkeqësimi i ushqimit për fëmijët e kopshteve publike në Prishtinë është i papranueshëm
Arsim

KMDLNj: Përkeqësimi i ushqimit për fëmijët e kopshteve publike në Prishtinë është i papranueshëm

Kosova News
Kosova News 11:30 -29/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për siç thonë përkeqësimin e  ushqimit për fëmijët e kopshteve publike në Prishtinë, gjersa theksuan se kjo është e papranueshme dhe e papërgjegjshme.

Në reagimin e KMDLNj-së u bëhet thirrje dhe të gjitha institucioneve dhe organizatave të pavarura që monitorojnë institucionet publike parashkollore, që të ketë monitorime më të shpeshta për të parë gjendjen e të drejtave të njeriut për fëmijët në kopshtet publike.

Lexoni të plotë reagimin:

A PO JUSTIFIKOHET RRITJA E PAGESËS NË KOPSHTET PUBLIKE PËRMES PËRKEQËSIMIT TË USHQIMIT TË FËMIJËVE?!

Në kopshtet publike në komunën e Prishtinës ka disa javë që ushqimi për fëmijë ka filluar të pakësohet në sasi e që ndikon direkt në gjendjen e tyre emocionale dhe shëndetësore. Ushqimi në të gjitha kopshtet publike në komunën e Prishtinës përgatitet nga Kuzhina Qendrore dhe çdo mëngjes bëhet shpërndarja në të gjitha këto institucione.

Kohë më parë është pasuruar menyja ditore e javore duke shtuar perime dhe smoothie për të vegjlit, por edhe nga një mes-shujtë pas zgjimit nga gjumi.

Në kopshtet publike orari fillon prej 6:30 deri në 17:00. Gjatë këtij orari fëmijëve u ofrohen dy shujta ushqimi dhe një “zamër” që përfshinë pemë sezonale ose jogurt apo tambëloriz (e që kohëve të fundit edhe këtë po e sjellin rrallë). Mëngjesi starton prej 8:30 deri 8:45, dreka 11:30, koha e gjumit është ora 12:00 deri në zgjimin e fëmijëve në orën 14:00.

Pas zgjimit fëmijët ushqehen vetëm me “zamër” e që kryesisht është pemë sezonale e cila është e pamjaftueshme për një ushqyerje të mirë të këtyre fëmijëve. Kohë më parë komuna e Prishtinës për këta fëmijë ua kishte shtuar në meny edhe nga një kifle e që ka disa javë që këto janë zhvendosur në shujtë të mëngjesit.

KMDLNj-së në mënyrë anonime ia kanë shprehur dhe konfirmuar këto shqetësime edhe disa udhëheqës të këtyre Institucioneve Parashkollore dhe se janë në përpjekje që së bashku me komunën e Prishtinës të përmirësojnë gjendjen me ushqimin e fëmijëve dhe se po supozohet një rritje e çmimit eventual. Në kopshtet publike në komunën e Prishtinës çmimi për një fëmijë në bazë mujore është 50 euro kurse nëse ka dy fëmijë të të njëjtës familje çmimi për të dy është 85 euro.

Përkeqësimi i ushqimit për fëmijët e kopshteve publike në komunën e Prishtinës për KMDLNj- në është e i papranueshëm dhe i papërgjegjshëm. Andaj, KMDLNj-ë i rikujton komunës së Prishtinës, Drejtorisë së Arsimit se në këtë mënyrë ata po shkelin të drejtat e njeriut për fëmijët në kopshtet publike duke mos i ushqyer në mënyrë të plotë dhe të mjaftueshme. Aq më parë nëse  kjo po bëhet për të arsyetuar një rritje të çmimit e që do të vë në vështirësi edhe më të mëdha shumë familje në këto kohë kur të gjitha produktet dhe shërbimet kanë pasur rritje të papërballueshme për shumë familje.

Andaj, KMDLNj-ë i bënë thirrje dhe të gjitha institucioneve dhe organizatave të pavarura që monitorojnë institucionet publike parashkollore që të ketë monitorime më të shpeshta për të parë gjendjen e të drejtave të njeriut për fëmijët në kopshtet publike. 

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Kosova News 29/09/2023 29/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?