Stacioni policor në Ferizaj asiston Agjencinë e Pyjeve dhe Inspektoratin e Pyjeve në Ferizaj
Gjashtë traktorë që bartin dru në mënyrë ilegale janë ndaluar të dielën në Ferizaj nga Policia e Kosovës në një aksion ku kanë asistuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve
Sipas njoftimit të Policisë, sasia e drunjve të sekuestruar është dërguar Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj
“Gjatë patrullimit dhe kontrollit të përbashkët në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore (traktorë me rimorkio), të cilat transportonin masë drusore pa poseduar dokumentacionin përkatës. Me asistimin dhe përcjelljen e zyrtarëve policorë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar”, thuhet në njoftim

