KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës
Siguri

Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Kosova News
Kosova News 17:13 -23/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident komunikacioni gjatë kryerjes së detyrës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se lajmi për vdekjen e Kryeziut e ka pikëlluar thellë. Ajo ka vlerësuar kontributin e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke theksuar se detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj qytetarëve.

“Më pikëlloi thellë lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës.Sot, familja e tij humbi njeriun e dashur, ndërkaq Policia e Kosovës një koleg dhe pjesëtar të saj që detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj të tjerëve.”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik janë mbi të gjitha përgjegjësi ndaj jetës së njeriut.

“Vdekja e Altinit është edhe një kujtesë e dhimbshme se në komunikacion një çast pakujdesie mund t’ia marrë jetën dikujt dhe t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën shumë të tjerëve. Prandaj, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit janë para së gjithash përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”, ka shkruar ajo.

Në fund Haxhiu i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Altin Kryeziut dhe ka përcjellë mesazhin se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet në Shqipëri zyrtari i Komunës së Gjakovës, dyshohet për trafikim të 80 kilogramëve kanabis në vlerë 1 milion euro

Konfiskohen gjashtë traktorë me dru në Ferizaj

Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu

Vdes polici Altin Kryeziu – para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë

Pesë të arrestuar në Deçan, dyshohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?