KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë
BotëRajon

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Kosova News
Kosova News 14:15 -11/06/2025
Shpërndaje
US American sheriff's police car with yellow barrier tape "Police line do not cross".
Shpërndaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Karon të Phuketit, në Tailandë, ku një grua shqiptare humbi jetën pas mbytjes në det, vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në ishullin turistik së bashku me bashkëshortin e saj.

Policia lokale në stacionin e Karonit njoftoi se viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe. Ajo u shpall zyrtarisht e vdekur në Spitalin Chalong rreth orës 18:00 të së martës.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit të saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç nga Egjipti, çifti kishte mbërritur në Phuket po atë ditë rreth orës 14:00 dhe po qëndronin në një hotel në zonën e Tambon Karon. Ata kishin planifikuar një qëndrim tre-ditor në ishullin tajlandez.

Rreth orës 16:00, çifti kishte shkuar në plazhin Karon për të pushuar, kur 41-vjeçarja shqiptare vendosi të hynte në det për të notuar. Sipas bashkëshortit, pas rreth 10 minutash, ajo filloi të hasë vështirësi në ujë dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga të tjerët, raporton Euronews.al.

Rojet bregdetare ndërhynë dhe e nxorën nga uji pa ndjenja. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin Chalong, ku personeli mjekësor bëri përpjekje për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ambasada në Bangkok është njoftuar dhe po ndjek procedurat përkatëse për riatdhesimin e trupit dhe mbështetjen e familjes së viktimës.

Gjithashtu lexoni:

Myslimanët që votuan për Trumpin ndihen të tradhtuar

Humbjet e trupave ruse në Ukrainë tejkalojnë shifrën 1 milion

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kosova News 11/06/2025 11/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Emigrantët që do të sillen në Kosovë planifikohet të paguhen 120 euro në muaj
20:04 -12/06/2025
Haziri: Deputetët e pakicave i janë nënshtruar Kurtit, qeveria e unitetit është zgjidhja e vetme
19:38 -12/06/2025
“Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues
19:17 -12/06/2025
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës në Beograd
19:11 -12/06/2025
Bislimi takon ambasadorin e ri të Italisë, diskutojnë për integrim evropian
19:04 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?