KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltari i Kurtit: VV-ja nuk ia ka borxh Osmanit ta bëjë presidente
Lajme

Këshilltari i Kurtit: VV-ja nuk ia ka borxh Osmanit ta bëjë presidente

Kosova News
Kosova News 15:34 -05/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosa Osmanit ta bëjë sërish presidente të Kosovës, duke theksuar se ajo më herët është zgjedhur në poste të larta shtetërore me mbështetjen e kësaj partie.

Në një shkrim në Facebook të enjten, Zulfaj ka thënë se Osmani është zgjedhur si kryeparlamentare dhe më pas si presidente me votat e Vetëvendosjes.

Sipas tij, dy nga tri pozitat më të larta në shtet – kryeparlamentari dhe presidenti – janë marrë nga Osmani me mbështetjen e Vetëvendosjes, ndonëse ajo nuk është anëtare e kësaj partie dhe karrierën politike e ka nisur te Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zulfaj rikujtoi se Osmani për herë të parë u vendos si kandidate për një post më të lartë nga LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2019, kur u paraqit si kandidate për kryeministre, por sipas tij ajo nuk i fitoi zgjedhjet dhe më pas “u anashkalua nga negociatat për formimin e qeverisë, të cilat u udhëhoqën nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu”.

Ai  shtoi se Osmani u zgjodh kryetare e Kuvendit në vitin 2020 si rezultat i koalicionit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, ndërsa në vitin 2021 u bë presidente pas fitores së koalicionit Lëvizja Vetëvendosje me listën Guxo.

Sipas Zulfajt, në historinë e pasluftës së Kosovës nuk ka pasur rast që një president të zgjidhet nga opozita, duke theksuar se zakonisht ky post i ka takuar koalicionit fitues të zgjedhjeve.

Ai gjithashtu argumentoi se në zgjedhjet e fundit koalicioni qeverisës ka marrë sërish mbështetje të madhe, ndërsa deputetët më të votuar kanë qenë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Ai thotë se Vetëvendosja ka fituar më shumë në zgjedhjet e dhjetorit 2025 sesa kur ishte me Osmanin bashkë në zgjedhjet e 2021-s.

“Vjosa është figurë e nderuar, ish-kryeparlamentare dhe presidente dhe e denjë për çdo pozitë, por Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosës ta bëjë presidente”, ka shkruar Zulfaj ndër të tjera

Gjithashtu lexoni:

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kosova News 05/03/2026 05/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?