KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet llogaridhënie për secilën qeverisje rreth menaxhimit të kontratave për çdo tender
Ekonomi

Kërkohet llogaridhënie për secilën qeverisje rreth menaxhimit të kontratave për çdo tender

Kosova News
Kosova News 12:29 -11/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) ka publikuar raportin me temën “Katalizatorët e korrupsionit: Praktikat që cenojnë integritetin e prokurimit publik”, ndërsa si kërkesë nga të pranishmit ka dal se ka nevojë të thellë të ndryshimit të Ligjit të prokurimit publik.

Arbër Kabashi, zyrtar monitorues, INPO, ka njoftuar se në javën e korrupsionit kjo organizatë do të publikojë dy raporte.

Ai ka theksuar se mbledhja e të dhënave është realizuar përmes monitorimit të prokurimit publik, ndërsa analiza mbi rastet e identifikuara në institucionet e përfshira.

“Në kuadër të javës së korrupsionit do të publikojmë dy raporte. Hulumtimi ynë është në burime të ndryshme, përfshirë dokumente dhe raporte zyrtare nga platforma e-prokurimit, raporte të Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe informacion të marrë nga proceset ankimore dhe vendimet e Organit Shqyrtuese të Prokurimit. Mbledhja e të dhënave është realizuar përmes monitorimit sistematik të prokurimit publik. Analiza është ndërtuar mbi raste konkrete të identifikuara në komunat dhe institucionet e përfshira”, tha Kabashi.

Ai ka përmendur katër shembujt e kritereve diskriminuese. “Komuna e Malishevës, aktiviteti “Ndërtimi i rrugës tek ujëvara e Mirushës”, vlera prej 697,000.00 euro, kërkesat teknike dhe profesionale për inxhiniere, kufizimet minimale dhe maksimale për pajisjet e kërkuara, ankesa është aprovuar pjesërisht, por vendimi i AK-së ka mbetur në fuqi. Që nga muaji korrik 2024, kontrata nuk është nënshkruar. I njëjti rast është edhe me Komunën e Prishtinës aktiviteti i prokurimit “Ndërtimi i ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë” me vlerë te parashikuar 6,760,000.00 euro; OE ka ngritur shqetësime për kufizimin e periudhës së përvojës për menaxherin e projektit në vetëm 3 vjet për projektet me vlerë mbi 8 milionë. Paneli Shqyrtues i OSHP-së ka refuzuar ankesën sepse ndryshimet janë bërë nga AK. Në këtë aktivitet ka ofertuar vetëm një operator ekonomik”, ka thënë Kabashi.

Hykmete Bajrami, kryetare e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike ka potencuar se ka një nevojë të thellë të ndryshimit të Ligjit të prokurimit publik.

Megjithëkëtë, ajo shtoi se duhet llogaridhënie për secilën qeverisje, në çfarëdo kohë për qeverisje për secilën kontratë të nënshkruar dhe për çdo tender.

“Këto aktivitete është një gjë e domosdoshme dhe duhet të jemi kërkues për llogaridhënie në çfarëdo kohë për qeverisje. Siç e shohim nga raportin dhe të gjeturat nuk janë i vetëm burim i korrupsionit, menaxhimi i kontratave është njëra prej çështjeve që është thelbësore sot, na rastis me pa kronike që një rrugë që është shtruar para një jave është prishur, sepse dikush qe e ka menaxhuar nuk e ka kontrolluar cilësinë e produktit. Çështjet e kontratave një burimore unë kam alarmuar, kam qenë me raportin e procesit, çështja pse është bërë teme është një rezistencë që mos të debatohet aq sa duhet, kërkesa ishte që të gjithë të japin përgjegjësi që të bëhet një komision hetimor, dyshimi është kur ndodhin pa publikim të njoftimit për kontrata e para është shkelje e ligjit. Përpos që ndodh shkelja e ligjit kemi dhe keqpërdorim të pozitës. Sistemi i prokurorimit është shumë i komplikuar, Ligji për prokurimin publik nuk ka ardhur asnjëherë në kuvend dhe ka nevojë të sillet një ligj i ri. Ankesa kontratat është tjetra problematikë”, ka potencuar Bajrami.

Arben Selimi, auditor specialist për metodologji në auditim të performancës ka deklaruar se Ligji i prokurimit publik ka qenë problematikë në vazhdimësi.

“Kemi raporte të veçanta të përformancës të cilat trajtohen fushën e Prokurimit Publik. Shumica e gjetjeve janë gjetje të njohura edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, po ashtu shohim dhe shkaqet e ndodhura në mënyrë që të japim rekomandime dhe të eliminohen ato fusha. Si mekanizëm është mjaftë e mirë për të përmirësuar fushën e prokurimit. Edhe Ligji i prokurimit publik nuk po arrin të finalizohet dhe të konkretizohet. Janë njerëzit që udhëheqin këtë procedurë, nëse ai ligj nuk zbatohet do të ketë probleme”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 11/12/2024 11/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?