KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Keqinformimi ndikoi në vaksinimin mes komuniteteve pakicë në Kosovë
Shëndetësi

Keqinformimi ndikoi në vaksinimin mes komuniteteve pakicë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:09 -12/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Numër i madh i qytetarëve të komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptian nuk janë imunizuar kundër COVID-19, si shkak i keqinformimit për vaksinën. Kështu u tha në trajnimin e sotëm, ku rreth 20 mësimdhënës të shkollave në Prizren, janë trajnuar mbi edukimin mediatik.

Keqinformimi, dezinformimi dhe informimi keqdashës, ishte tema e trajnimit të sotëm në kuadër të projektit “Edukimi mediatik për mësimdhënësit e nxënësve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian”.

Tash e 17 vjet, Linda Biçaku e cila është mësuese në klasën e pestë të shkollës fillore “Mati Logoreci”, mëson edhe shumë fëmijë të komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptian.

Mësuesja nga Prizreni tregon se përveç sfidave të tjera, këta nxënës po atakohen edhe me informata të shumta.

“Prej vitit 2006, gjysmën e klasës e kam të komunitetit rom, ashkali, egjiptian, shumë jam e kënaqur. Kam pasur edhe sfida, mirëpo me këtë trajnim që po e mbajmë sot besoj që nxënësit do të kuptojnë më mirë për mediat, edhe për lajme edhe për dezinformata… Për mua është e rëndësishme se besoj se nxënësit me këto do të kuptojnë mirë për mediat. Ndonëse të gjithë i kanë në shtëpitë e tyre telefonat dhe besoj që do të ketë efekt”, tregon ajo.

Urma Menekshe është mësimdhënëse e gjuhës rome në katër shkolla të Prizrenit. Ajo është vetë rome dhe thotë se është me rëndësi që të japin informacione të sakta e verifikuara para nxënësve e prindërve.

“Rëndësia është shumë e madhe për t’u përfshirë në kësi lloj trajnimesh për arsyeje që jemi në një kohë që jemi duke i marrë informata të pasakta, për shkak të propagandave në rrjete sociale… Ne si mësimdhënës, por edhe nxënësit që janë të kyçur në rrjete sociale po ashtu edhe në televizorë e radio, të cilët po keq informohen dhe nuk kanë informatën e duhur për një temë të caktuar… Edhe ne duhet të jemi më të vetëdijshëm për këtë lloj trajnimi dhe të fokusohemi më shumë t’i shpërndajmë informata të drejta ndaj nxënësve dhe prindërve që kemi”, thekson Menekshe.

Tendenca për shpërndarjen e lajmeve të pavërteta ka ekzistuar historikisht në epokën e njerëzimit, thotë arsimtari i historisë Albilon Gallapeni.

“Historia i trajton edhe komunitetet, mirëpo në kohën bashkëkohore që po jetojmë sot është shumë e hapur kjo temë, sidomos në lajmet e rreme. Kështu që do të kishte qenë mirë që të ketë aktivitete të ardhshme në këtë fushë që me u mbrojt komunitetet nga këto lajme ose dezinformata për shkak të zhvillimit teknologjik”, shprehet arsimtari i lëndës së historisë.

Drejtori i organizatës joqeveritare YCLC, Gazmend Qyqalla deklaron se shumë pjesëtarë të komuniteteve romë, ashkalinj e egjiptianë nuk kanë marrë vaksinën si shkak i informacioneve të rreme.

“Duke parë që ‘fake news’ janë përhapur shumë në këtë kohë edhe te komunitetet këto kontribuojnë jashtëzakonisht shumë në mënyrë që komunitetet me qenë të informuar në lidhje me ‘fake news’ dhe me edukimin e mediave, gjë që është një rëndësie që kohëve të fundit media është një mjet që po përdoret jashtëzakonisht shumë prej fëmijëve deri tek të rriturit… Kemi parë në kohën e pandemisë ka pasur shumë ‘fake news’ për vaksinën dhe për pandeminë. Në mënyrë që një pjesë e komuniteteve nuk e kanë marrë vaksinën për shkak të këtyre ‘fake news’, që e kanë dëmtuar shëndetin e tyre”, thotë ai për KosovaPress.

Me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, së bashku me organizatën joqeveritare “Young Community Leaders Center” (YCLC), në kuadër të projektit ‘Edukimi medial për mësimdhënësit dhe nxënësit e të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian’, po organizon këto trajnime në kuadër të projektit shtatëmujor, ku synohet ngritja e vetëdijes të komuniteteve kundër dezinformimit, si dhe fuqizimi i rolit të aktivistëve të shoqërisë civile nga komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

Aktivitetet e projektit ‘Edukimi medial për mësimdhënësit dhe nxënësit e të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian’, ndahen në dy faza. Faza e parë targeton mësimdhënësit e shkollave fillore nga klasa gjashtë deri në të nëntën dhe faza e dytë e aktiviteteve të projektit targeton profesorët dhe nxënësit e nivelit të mesëm shkollor nga klasa dhjetë deri dymbëdhjetë.

Trajnimi i sotëm është i treti me radhë pas atij në Fushë Kosovë dhe Mitrovicw, e që do të vazhdojë të mbahet edhe në qytetin e Gjakovës.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 12/11/2022 12/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?