KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI për raportin e TI-së: Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit
Lajme

KDI për raportin e TI-së: Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit

Kosova News
Kosova News 10:03 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se përtej përparimeve në demokraci, Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit.

KDI-ja me rastin e publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023 nga Transparency International, në të cilin Kosova zë vendin e 83-të, ka prezantuar rezultatet e tij.

Sipas rezultateve Kosova në luftën kundër korrupsionin qëndron më mirë se Shqipëria, Serbia e Bonjë e Hercegovina, ndërkohë që para saj janë Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

“Për vitin 2023, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, po aq sa ishte vlerësuar në vitin e kaluar, ndërsa zë vendin e 83-të në ranglistën botërore. Pozitën e 83-të, Kosova e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova sivjet renditet e treta, pas Malit të Zi (në vendin e 63), dhe Maqedonisë së Veriut (në vendin 76). Pas Kosovës rezultate më të dobëta kanë Shqipëria (në pozitën 98), Serbia (në pozitën 104) dhe Bosnjë e Hercegovina (në pozitën 108). Është për t’u theksuar fakti se përgjatë 12 viteve prej kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimit të CPI, është shënuar progres inkremental prej 7 pikësh, nga 34 pikë në vitin 2012 në 41 pikë në vitin 2023”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Sipas KDI-së progresi i ngadaltë por i qëndrueshëm i Kosovës në dekadën e fundit është kryesisht rezultat i progresit demokratik, që i atribuohet mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe transferimit paqësor të pushteteve përgjatë viteve.

Por sipas këtij Indeksi ky progres nuk është reflektuar edhe në performancën kundër korrupsionit. “Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë – përfshirë procesin e vettingut dhe ligjin e mbi Këshillin Prokurorial, po ecin me ritme shumë të ngadalta. Për më keq, ndërhyrjet e vazhdueshme të qeverisë në çështjet gjyqësore, shkarkimi i udhëheqësit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, pasuar nga pengimi i hetimit parlamentar për rastin e dyshuar të korrupsionit për rezervat shtetërore nga deputetët e shumicës parlamentare, tregojnë që mungon vullneti politik për të hequr dorë nga kontrollimi i gjyqësorit dhe për të forcuar mbikëqyrjen e pavarur”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Rezultatet e CPI-së për vitin që shkoj thuhet se tregojnë që shumica e vendeve të botës kanë bërë fare pak apo aspak progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik përgjatë dekadës së fundit. “Për më tepër, mbi 2/3 e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, vlerësohen me më pak se 50 pikë nga 100 pikët maksimale, indikator ky që tregon për prani serioze të problemeve me korrupsionin. Madje, qytetarët e Kosovës bëjnë pjesë në 80%-shin e popullsisë botërore që jeton në një shtet që është nën mesataren globale prej 43 pikësh”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Tutje thuhet se ekziston një trend global i dobësimit të sistemeve të drejtësisë, që ka reduktuar llogaridhënien e zyrtarëve publik, e për pasojë i ka mundësuar korrupsionit që të lulëzojë. “Në mënyrë që të ndërpritet pandëshkueshmëria e korrupsionit, Transparency International vlerëson që qeveritë duhet t’i garantojnë pavarësinë, resurset dhe transparencën e nevojshme sistemeve të drejtësisë, në mënyrë që të gjitha rastet e korrupsionit të ndëshkohen dhe të garantohet kontrolli dhe balanci i pushteteve”, thuhet në komunikatë.

Sot (e marte) Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023. Indeksi publikohet për 180 shtete të botës, duke përdorur një metodologji vlerësuese e cila është e bazuar në burime kredibile të institucioneve ndërkombëtare. Poentimi bazohet në vlerësim nga zero deri në 100 pikë – ku zero pikë paraqet nivelin më të lartë i korrupsionit, ndërsa 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.

TI: Reformat – vettingu në sistemin gjyqësor të Kosovës shumë të ngadalshme

Gjithashtu lexoni:

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?
10:34 -14/07/2026
Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë
10:07 -14/07/2026
Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?