KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kandiq: Nëse personi që i ka vendosur barrikadat nuk i heq, këtë duhet ta bëjë KFOR-i me mbështetjen e presidentit të Serbisë
Siguri

Kandiq: Nëse personi që i ka vendosur barrikadat nuk i heq, këtë duhet ta bëjë KFOR-i me mbështetjen e presidentit të Serbisë

Kosova News
Kosova News 19:06 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. “Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë, atëherë KFOR-i duhet ta bëjë këtë, me mbështetjen politike të presidentit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur”, tha Kandiq.

Duke reaguar ndaj thirrjes së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, që, siç tha ajo, organizatat e shoqërisë civile të ngrejnë zërin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”, Kandiq thotë se presidenti i Serbisë, kryeministrja dhe kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë duhet të ndalojnë me deklarata dhe veprime jashtë njohurive publike, me të cilat inkurajojnë grupet dhe partitë ekstremiste të mblidhen për të shkuar në front.

“Mos i çmendni qytetarët, veçanërisht serbët në Kosovë për kthimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në Kosovë, ndaloni me lojërat e rrezikshme politike – braktisja e institucioneve të Kosovës, ngrirja e mandateve, persekutimi i serbëve të Kosovës që nuk pajtohen me keqpërdorimet e institucionit të deputetëve. Largimi nga skena publike i drejtorit të zyrës për Kosovën, i cili me retorikën e tij helmuese turpëron çdo qytetar të denjë të Serbisë, do të ndihmonte në qetësimin e situatës. Prioritet është inicimi i një debati ekspertësh për propozimin gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa pjesëmarrjen e ‘patriotëve politikë’”, thekson Kandiq për “Danas”, transmeton Telegrafi.

Sipas Kandiqit, kryeministri  i Kosovës e ka obligim që të nisë pa vonesë procesin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

“Ai bëri punë të mira për të eliminuar diskriminimin e Republikës së Serbisë ndaj shqiptarëve, kishte të drejtë të kërkonte respektimin e simboleve të Kosovës për të gjithë ata që jetojnë në atë vend, por tani le të tregojë se po lufton njëlloj për mirëqenien të serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë”, përfundoi Kandiq

Ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka mohuar disa informacione që kanë shpërndarë zyrtarë dhe media të ndryshme në Serbi.

Pretendimet se Qeveria e Kosovës po përgatit dërgimin e forcave speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit,janë hedhur poshtë kategorikisht.

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin njoftimet e institucioneve të Kosovës dhe “të mos bien pre e dezinformimit të grupeve kriminale”.

Se kur dhe si do të mund të hiqen barrikadat, nuk është e qartë.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se i kanë kapacitetet e nevojshme për t’i hequr ato, por se janë duke i dhënë kohë KFOR-it që ta bëjë këtë në mënyrë paqësore.

KFOR-i ka thënë se po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës dhe se misioni ka aftësi dhe personel për të siguruar lirinë e lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu lexoni:

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?