Ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Kështu bëri të ditur deputeti shqiptar Shaip Kamberi i cili e cilësoi si “teatër absurdi” seancën e sotme.
Kamberi tha se “Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi”
Gjithë kjo tollovi sipas tij u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë – opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.