KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027
Rajon

Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027

KosovaNewss
KosovaNewss 19:17 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Antonio Costa, ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.

Costa u prit nga Kryeministri Edi Rama i cili shpreh kënaqësinë për vizitën e Presidentit të KiE, duke  e cilësuar një mik për Shqipërinë, raporton Euronewsalbania.

“Presidenti i KiE është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e vecantë për ne dhe natyrisht edhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur.

I dashur Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi Presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në samitin e komunitetit politik evropian”, tha kryeministri.

Më tej, Rama shpjegoi se çfarë u diskutua në thelb të takimit me Costa-n, një cështje prej të cilave ishte dhe mbyllja e negociatave deri në vitin 2027.

“Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KiE dhe BE për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 do të hapen ne ditët në vijim dhe synojmë ti hapim të gjithë brenda vitit.

Plani i përbashkët me KE është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre viteve, pra nga 2024 deri në 2027. Është plan ambicioz. BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojnë anëtarë të rinj, bazuar në meritë dhe rezultat.

Aspekti tjetër që folëm me presidentin është ecuria e rajonit, sepse edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është në gatishmëri për të pranuar anëtarë të tjerë. Unë dëshiroj ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. Ta shfrytëzojmë këtë gatishmëri, pa harruar se historia ka treguar se procesi i zgjerimit mund të përshpejtohet, por edhe të ngadalësohet”, tha Rama

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

KosovaNewss 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës – në mesin e të dyshuarave edhe nëna e Geasyt
16:24 -12/06/2025
Shkelje në kontrata, tenderë e pagesa – 17 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinës, VV ngre alarmin për keqmenaxhim
15:39 -12/06/2025
Varroset me nderime ish- kryeministri në ekzil në vitet ’90-të, Bujar Bukoshi
15:25 -12/06/2025
Presidentja Osmani me tren nga Osaka për në Tokio, paralajmëron takime të rëndësishme bilaterale
15:11 -12/06/2025
Humbjet e trupave ruse në Ukrainë tejkalojnë shifrën 1 milion
15:05 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?