KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
Politikë

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Kosova News
Kosova News 18:24 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Guxo ka mirëpritur sot në radhët e saj Fatos (Halil) Gecin, ekonomistin nga Drenica, i cili i bashkohet kësaj force politike me një formim të lartë akademik, përvojë profesionale ndërkombëtare dhe një trashëgimi të lartë  patriotike familjare.

Geci, pinjoll i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, është djali i vëllait të madh Halil Geci  nga familja e njohur Geci – Shtatë Vëllezërit Geci, të njohur për kontributin e tyre në çështjen kombëtare. Aktualisht, ai është në përfundim të studimeve të doktoratës në ekonomi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përfitues i tri bursave ndërkombëtare në Universitetin Côte d’Azur në Francë. Me përvojë disa vjeçare në sektorin e financave, Geci ka qenë i angazhuar në analiza ekonomike, menaxhim financiar dhe politika zhvillimore.

Në ceremoninë e mirëpritjes, bashkëkryetarja e Partisë Guxo dhe Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, deklaroi:

“Sot i hapëm dyert e Guxo-s një guximtari të ri – Fatos Gecit. Ai nuk sjell vetëm dije dhe përvojë, por edhe vlera që ne i çmojmë thellësisht: patriotizëm, përulësi, profesionalizëm dhe besim në institucion.”

Ajo vlerësoi se përvoja dhe energjia e brezit të ri janë kyçe për të ndërtuar një Kosovë moderne, të drejtë dhe të zhvilluar:

“Fatosi është një përfaqësues i gjeneratës që nuk njeh kompromis me parimet. Ai është dëshmi se dija, trashëgimia dhe përkushtimi ndaj shtetit mund të ecin bashkë. Jam krenare që e kemi në mesin tonë.”

Donika Gërvalla përmendi edhe kontributin historik të familjes Geci:

“Familja Geci ka dhënë gjithmonë më të mirën për këtë vend – nga rezistenca civile te pjesëmarrja në luftën për liri dhe deri te mbështetja e institucioneve dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova. Fatosi është vazhdimi i kësaj rruge.”

Partia Guxo, si trashëgimtare e vlerave institucionale të Presidentit historik Ibrahim Rugova, mbetet e përkushtuar ndaj përfshirjes së të rinjve të formuar dhe me integritet në procesin politik e shtetformues të vendit.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?