KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Java e Evropës për Shkathtësitë Profesionale, Nagavci zhvillon aktivitete në komunën e Gjakovës
Arsim

Java e Evropës për Shkathtësitë Profesionale, Nagavci zhvillon aktivitete në komunën e Gjakovës

Kosova News
Kosova News 18:08 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në kuadër të Javës së Evropës për Shkathtësitë Profesionale, ka marrë pjesë në ceremoninë e furnizimit me pajisje virtuale për praktikë në shkollën profesionale “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë, ndërsa ka vazhduar edhe me aktivitete të tjera në tri shkolla të kësaj komune.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, furnizimi me pajisje virtuale për praktikë i kësaj shkolle, do të mundësojë aplikimin e metodave më të avancuara dhe inovative të mësimdhënies dhe të nxënit në arsim dhe aftësim profesional.

“Është kënaqësi për mua të konfirmoj se në bashkëpunim me partnerin tonë ALLED 2, në një projekt të cilin e kemi dizajnuar bashkërisht, e që po mbështetet nga fondet e BE-së, pas aplikimit të suksesshëm, shkolla “Nexhmedin Nixha” është njëra nga gjashtë shkollat që kanë përfituar nga këto pajisje, përfshirë shkollën në Kamenicë, Prizren, Suharekë, Deçan dhe Ferizaj”, është shprehur ministrja Nagavci.

Nagavci gjithashtu ka theksuar se, duke ditur dobitë e shumta të AAP-së, viti 2023 është shpallur “Viti Evropian i Shkathtësive” në tërë Bashkimin Evropian, me fokus tek shkathtësitë në ekonominë digjitale dhe teknologjisë.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se, përveç pajisjeve të cilat janë siguruar nëpërmjet fondeve të BE-së, së shpejti shkollat do të pajisen me mjete digjitale nga buxheti i Kosovës, ku për këtë vit janë ndarë 3 milion euro, për të vazhduar më pas me pikën e pestë të PSAK 2022-2026, e cila e ka në fokus digjitalizmin e sistemit arsimor.

Ministrja Nagavci ka folur edhe për investimet që janë bërë në këtë komunë në dy vitet e fundit, duke përmendur ndërtimin e çerdheve, shkollave, sallave të edukatës fizike, pajisjen e shkollave me kabinete, laboratore, si dhe ndarjen e mjeteve për ndërtimin e Kampusit për Universitetin e Gjakovës.

Pas ceremonisë në shkollën profesionale “Nexhmedin Nixha”, ministrja Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të mësimit për gjeneratën e 6-të të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, në shkollën “Zekeria Rexha. Aty ka folur për rëndësinë e përgatitjes së këtyre asistentëve, të cilët do t’iu vijnë në ndihmë fëmijëve dhe familjeve të tyre, për t’ua bërë sa më të lehtë procesin e mësimnxënies.

Më pas, ministrja Nagavci ka vendosur gurëthemelin e Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Mazllum Këpuska”, si dhe ka vizituar shkollën fillore në Ponoshec, e cila është në fazën e dytë të punimeve për ndërtimin e objektit shkollor.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 24/10/2023 24/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?