KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-zyrtarja e OSBE-së thotë se masakra e Reçakut çoi në intensifikimin e tensioneve dhe se viktimat s’ishin pjesë e UÇK-së
Siguri

Ish-zyrtarja e OSBE-së thotë se masakra e Reçakut çoi në intensifikimin e tensioneve dhe se viktimat s’ishin pjesë e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 14:14 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell, ka thënë se viktimat e masakrës së Reçakut nuk ishin pjesë e UÇK-së, mirëpo ajo thekson se kjo ngjarje çoi në intensifikimin e tensioneve.

“U gjetën shumë trupa të vdekur rreth mbi 40 trupa të vdekur, mendoj se në mesin e tyre ka qenë edhe një grua e një fëmijë, doemos kishte shumë persona të vdekur. Shumë prej tyre kishin të shtëna më armë në kokë, ishin fshatarë të zakonshëm, nuk është se ishin me uniformat të UÇK-së, ndërkohë me shumë anëtarë të familjes biseduan e konfirmuan faktin se nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së”, tha Mithcell.

Ajo tha se kjo ngjarje kishte çuar në intensifikimin e tensioneve në mes autoriteteve serbe dhe UÇK-së.

“Pra, kjo është shfaqur edhe në raportin e MVK-së dhe ambasadori Walker ka qenë shumë i ashpër. Kjo ka qenë masakra më e keqe ndoshta. Kjo çoi intensifikimin e tensioneve, çoi në zemërim sigurisht jo vetëm nga autoritetet serbe por edhe nga autoritetet e UÇK-së dhe për faktin që ata gjithsesi donin të krijonin prita, pavarësisht faktit që mund të kishte shpagim nga forcat serbe se kjo ishte një model që ishte përsëritur në të shkuar”, tha Mithcell.

Mitchell tha se një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja, ishte që t’ua zinte priten patrullave serbe të cilat më pas hakmerreshin.

“Nga mesi i janarit, ne kemi pasur numrin më të lartë të stafit të ardhur nga pushimet dhe u kthye pjesa më e madhe e stafit. Ekzistonte frika e ofensivës serbe nga autoritete serbe që kishte rritur tensionin në zonë. Një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja ishte që të zinte në pritë një patrullë serbe dhe të tërhiqej më pas dhe serbët më pas hakmerreshin dhe zakonisht hakmerreshin në zonat ose fshatrat që ishin rreth e çark vendit, ku ishin zënë në pritë”, tha Mitchell.

Ajo tha se një rast i tillë është edhe me masakrën e Reçakut, pasi një teknikë e tillë veçse ishte kryer nga UÇK-ja.

“Nuk ishte e thënë që domosdoshmërisht të kishte ushtarë të UÇK-së si kundërpërgjigje të shpagimit apo hakmarrjes së tyre. Në rastin e Reçakut, pas një ngjarje të tillë UÇK-ja kishte marrë një zonë të madhe në zonën e furnizimit në mes Serbisë dhe Kosovës, ku serbët po lëviznin trupat e tyre dhe kjo u konsiderua si shumë provokative, kështu që ne morëm raporte që pati sulme të autoriteteve serbe, nuk e mbaj mend raportin por një natë para se të ndodheshin ngjarjet në Reçaku, ne filluam të merrnim raporte për të shtëna të shumta zjarri në afërsi të Reçakut, kishte verifikues të MVK-së që ishin të pranishëm atje”, tha Mitchell.

Ish-zyrtarja e OSBE-së thotë se numri i personave të ndaluar nga forcat serbe, ishte më i madh sesa i atyre nga UÇK-ja

Dëshmitarja Sandra Mitchell, gjatë dëshmisë së saj në Hagë, tha se numri i personave të ndaluar nga forcat serbe ishte më i madh se i atyre të ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Deklarata e Mitchell, erdhi pasi prokurorja Deborah Mayer e pyeti atë se a ka dëgjuar për persona të cilët janë ndaluar dhe nuk janë parë më asnjëherë, raporton Betimi për Drejtësi.

“Po fatkeqësisht po, megjithatë masa ka qenë e ndryshme. Numri i personave të cilët janë ndaluar nga autoritetet serbe ishin shumë më të mëdha se sa shifrat e personave që janë ndaluar nga UÇK-ja”, tha dëshmitarja Mitchell.

Mitchell tha se autoritetet serbe kishin tendenca që të ndalonin të rinjtë të cilët në veçanti ishin anëtarë ose ushtarë potencial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha se disa prej këtyre të ndaluarve, i kanë dërguar edhe në Serbi.

“Gjatë okupimit serb ka pasur shumë serbë ose forca të sigurisë të Serbisë në Kosovë, që një vend i vogël në terma relativ dhe autoritetet serbe kanë pas përgjegjësisht tendencën që të mbanin, të ndalonin të rinj, në veçanti të cilët ishin anëtarë potencial të UÇK-së ose ushtarë potencial të UÇK-së. Disa prej të ndaluarve i kanë dërguar në Serbi dhe sa i takon shifrave, nuk është se dimë tamam shifrat. Jemi mbështetur në shifra në KKN për t’i ditur këto shifra por ishin në mijëra, në qindra, mos me thënë në mijëra. Përgjithësisht këta ishin persona të cilët dërgoheshin në godina të veçanta, domethënë në stacione policie, në burgje në strukturat të cilat ishin pak më shumë të orientuara nga natyra e godinave të ndalimit, pavarësisht se ku mund të ishin konkretisht”, tha dëshmitarja Mitchell.

Mitchell se ndalimet nga UÇK-ja mund të bëheshin edhe në publik. Por, tha se në disa raste bëheshin edhe duke shkuar që ta merrnin të ndaluarin në shtëpi.

“Për shembull, kishte raste kur ne merrnim informacion nga anëtarët e familjes që një person ose disa persona të veshur me uniforma të zeza që kishin sigmën e UÇK-së, që merrnin babain ose vëllain e tyre për një bisedë dhe ata shkonin bashkë me UÇK-në dhe merrnin në pyetje prej tyre”, tha Mitchell.

Ajo tha se OSBE-ja është përfshirë shpeshherë në negociata lidhur me lirimin e oficerëve serbë apo pjesëtarëve të ushtrisë serbe.

“OSBE-ja zakonisht ishte përfshirë në negociata lidhur me lirimin e oficerëve serbë dhe ushtrisë serbe. Mund të jemi të përfshirë gjithashtu edhe në lirimin e disa prej civilëve, por kryesisht kemi qenë të përfshirë në lirimin e persona vetë lidhur me MUP-in apo ushtrinë Jugosllave”, tha Mithcell, duke theksuar që ka pasur raste kur ata janë përfshirë edhe në negociata për lirimin e civilëve.

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

15-vjeçari nga Dragashi gjen kuletë me para dhe dokumente, e dorëzon menjëherë në Polici

Shifra shqetësuese në Ferizaj: 44 aksidente trafiku për shtatë ditë, 20 shoferë ndëshkohen me pezullim të patentës

Policia jep detaje për vdekjen e 25-vjeçarit në Prizren, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
57%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
29 °C
Wed
30 °C
Thu
30 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Messi shënon edhe ndaj Austrisë, bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
19:57 -22/06/2026
Maqedonci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
19:53 -22/06/2026
Dugolli: Vetëvendosje nuk ka rol në protestat në Shqipëri
19:23 -22/06/2026
FFK-ja themelon Akademinë e Referimit të Kosovës
18:34 -22/06/2026
Macron: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë
18:25 -22/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?