KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-policit serb të dyshuar për terrorizëm, masa e arrestit shtëpiak i zëvendësohet me 30 mijë euro dorëzani
Siguri

Ish-policit serb të dyshuar për terrorizëm, masa e arrestit shtëpiak i zëvendësohet me 30 mijë euro dorëzani

Kosova News
Kosova News 10:41 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të dyshuarit Dejan Pantiq, avokatit Ljubomir Pantoviq dhe pëlqimin e Prokrorisë Speciale, që masa e arrestit shtëpiak, të dyshuarit për terrorizëm Pantiq t’i zëvendësohet me dorëzani në shumën prej 30 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gashi tha se Prokuroria nuk kishte bërë kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

“Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Andaj, e njëjta theksoi se Gjykata më 6 shtator 2023 ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit Pantoviq.

“Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro”, thuhet më tej.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Sepecial, në maj ia kishte vazhduar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjate prej dy muajsh ish-policit serb Dejan Pantiq, i cili dyshohet për terrorizëm.

Më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi të dyshuarit masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, shkruan Betimi për Drejtësi.

Më pas, PSRK njoftoi se kjo masë u ndryshua duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht human.

“Pas vizitave të ekipeve mjekësore të EULEX-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua. Prokuroria Speciale e Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzojë të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”, thuhej në njoftim.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, ndërsa më 5 janar 2023 iu vazhdua kjo masë edhe për dy muaj.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare. 

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?