Autori i Librit famëkeq të Dubravës gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka hedhur poshtë dekleratat e deputetit të PDK-së, Nait Hasani, i cili në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kishte deklaruar se NATO kishte bombarduar pavijonet ku mbaheshin të burgosurit shqiptarë. Në një reagim publik të titulluar “Sqarim – Në vend të reagimit”, Emini thekson se një gjë e tillë është plotësisht e pavërtetë.
Në një deklaratë të gjatë, Emini, që aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka qenë përkthyes për Armatën Amerikane gjatë luftës, thotë se bombardimet e NATO-s më 19 maj 1999 kishin në shënjestër vetëm pozicionet ushtarako-policore serbe jashtë mureve të burgut, dhe asnjëherë pavijonet ku ndodheshin të burgosurit shqiptarë.
Ai përmend edhe një burim zyrtar për këtë pohim: konferencën për media të Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, z. Kenneth H. Bacon, të mbajtur më 21 maj 1999, ku ishte theksuar qartë se NATO ishte në dijeni për praninë e të burgosurve shqiptarë në Dubravë dhe kishte marrë masa që të mos godiste pavijonet.
“Është tërësisht i pasaktë citimi që i bëhet veprës sime nga ana e Nait Hasanit,” shprehet Emini, duke iu referuar librit të tij të botuar më 2022, “Një jetë kushtuar atdheut”, ku ai kishte dokumentuar dëshmi dhe ngjarje të asaj periudhe. Ai përmend konkretisht se në atë ditë janë shkatërruar gjashtë aeroplanë serbë të tipit GALEB, gjë që dëshmon për përballjet ajrore mes aviacionit serb dhe atij të NATO-s – dhe jo për ndonjë sulm nga NATO ndaj të burgosurve shqiptarë.
Emini e quan “të pakuptimtë” që edhe pas gjithë dëshmive dhe fakteve të dokumentuara, individë që kanë qenë vetë të përfshirë në ngjarjet tragjike si Hasani, të këmbëngulin në versione që, sipas tij, nuk i bëjnë nder as të vërtetës historike, e as viktimave të masakrës së Dubravës.
Në fund të reagimit të tij, ai falënderon Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe politologun Bardhyl Mahmuti për punën e tyre të vazhdueshme në dokumentimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit të kryer nga forcat serbe.
“AVIACIONI I NATO-s NUK KA BOMBARDUAR PAVIJONET BRENDA BURGUT, KU ISHIN TË BURGOSURIT SHQIPTARË!”, përfundon Emini.
Postimi i plotë:
NË VEND TË REAGIMIT: SQARIM NATO NUK KA BOMBARDUAR PAVIONET E BURGUT TË DUBRAVËS! Të dashur shqiptarë, Për shkak të…
Posted by Ajaz Emini on Thursday, May 29, 2025