KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë
Politikë

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë

Kosova News
Kosova News 11:17 -30/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me të cilin nga data 1 qershor 2025 parashihet largimi i një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal dhe kalimi i tyre në tregun e lirë të energjisë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se ky vendim që prekë drejtpërdrejt rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë, përbën një goditje të rëndë ndaj ekonomisë së vendit, duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët.

“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut. Ky vendim është marrë në mungesë të një analize të konkurrencës, si dhe pa konsultim me institucionet përgjegjëse, si Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Zyra e Ndihmës Shtetërore. Siç ka vërejtur qartë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, ky vendim cenon interesat legjitime të një komuniteti të gjerë ekonomik, duke krijuar kushte për një krizë të re sociale në vendin tonë”, theksoi ai.

PDK i ka bërë thirrje ZRRE-së ta pezullojë menjëherë zbatimin e këtij vendimi, në të kundërtën pas 15 ditësh PDK do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të kërkohet që sa më parë t’i vihet masë e përkohshme zbatimit të tij.

“Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të pozitës dominuese të KESCO-s në treg, ndërkohë që shumica e operatorëve të tjerë të licencuar nuk janë prodhues, por vetëm tregtarë të energjisë, që ofrojnë çmime deri në 280% më të larta. Kjo provon qartë se kushtet për një treg të hapur, të drejtë dhe konkurrues nuk ekzistojnë. Prandaj, PDK i bën thirrje ZRRE-së që të pezullojë menjëherë zbatimin e këtij njoftimi, se ky as vendim nuk është. E kanë lëshuar si njoftim për t’i ikur ballafaqimit ligjor”, theksoi Tahiri.

Ai njoftoi se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

“Luan Dalipi është themelues dhe njëkohësisht ka qenë pronar i kësaj kompanie. Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllain në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike”, shtoi Tahiri
.
PDK gjatë ditës do t’ua dërgojë edhe kundërshtimin e plotë administrativ kundër aktit real – njoftimit publik mbi liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Formimi i institucioneve, Konjufca: PDK-ja mbeti në qëndrimet e vjetra, LDK-ja më e gatshme për marrëveshje

Kosova News 30/05/2025 30/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
14:58 -27/07/2026
Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro
14:51 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?