KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për vërshime-përmbytje
Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për vërshime-përmbytje

Kosova News
Kosova News 12:31 -11/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mot i ndryshueshëm dhe me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se duke filluar nga nesër, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit.

“Në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:  

Informacione hidrometeorologjike – Paralajmërim për vërshime/përmbytje

Duke u bazuar në situatën e përgjithshme meteorologjike në vend dhe në përgjithësi në rajon e cila është jo stabile, duke u përcjellë me reshje të shiut, të cilat deri më tani kanë qenë të karakterit lokal me intensitet prej të ulët deri mesatarë e në disa zona deri në mesatarisht të lartë, kanë kontribuar që rrjedhat lumore ti mbajnë të qëndrueshme nivelet dhe prurjet e tyre, ndërsa disa prej tyre aktualisht ndodhën në kuotat e tyre mesatare deri afër maksimaleve. Këto reshje kanë ndikuar edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore. Situatë e tillë me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim, ku duke filluar nga nesër dt: 12/06/2023, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj.

Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

– Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

– Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

Kosova News 11/06/2023 11/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?