Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar një gjobë prej 200 eurosh ndaj një qytetari, pasi ky i fundit është kapur duke hedhur mbeturina vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.
Sipas autoriteteve komunale, kontrollet dhe inspektimet në terren po zhvillohen çdo ditë me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike, raporton lajmi.net

Nga Inspektorati është bërë e ditur se të gjithë personat që shkelin rregullat për menaxhimin e mbeturinave do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
Komuna ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në trajtimin e mbeturinave, duke theksuar se mbajtja e Kryeqytetit të pastër është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.
Autoritetet kanë paralajmëruar se aksionet e inspektimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim



