KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD: Vetëm 41 % e Planit të veprimit të Strategjisë për sundimin e ligjit është zbatuar në vitin 2023
Siguri

IKD: Vetëm 41 % e Planit të veprimit të Strategjisë për sundimin e ligjit është zbatuar në vitin 2023

Kosova News
Kosova News 11:52 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm 41 % e Planit të veprimit për vitin 2023 të Strategjisë për sundimin e ligjit 2021-2026 është zbatuar gjatë vitit të kaluar, sipas raportit që të premten e ka publikuar Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). 

Gzim Shala, hulumtuesi i lartë në IKD, ka thënë se Strategjia për sundimin e ligjit për vitet 2021-2026 e cila është derivat i procesit të Rishikimit Funksional të Sistemit të Sundimit të Ligjit (RFSSL), është një prej iniciativave më të mëdha dhe më serioze për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Megjithatë, ai tha se miratimi i kësaj Strategjie nuk është përcjellë me vullnet të mjaftueshëm për zbatimin e saj në praktikë.

Shala tha se në raportin e kaluar, IKD gjente se raportimi lidhur me nivelin e zbatimit të Strategjisë nuk ishte real dhe kjo për dy arsye: Moszbatimi i aktiviteteve në përputhje me Strategjinë dhe dokumentet e dala nga RFSSL dhe raportimi i pasaktë mbi zbatimin e aktiviteteve të parapara me Planin e veprimit (PV).

Sipas tij, këto probleme me zbatimin kanë vazhduar, duke theksuar se raporti i Komitetit Drejtues tregon se ka pasur regres.

“Raporti tregon se 41% e Planit të Veprimit (PV) i SSL për vitin 2023 është zbatuar plotësisht apo 2% më pak se në vitin paraprak. Sipas raportit, 34% e aktiviteteve të planifikuara janë zbatuar pjesërisht, pra 11% më pak se në vitin paraprak. Moszbatueshmëria pati ngritje për 12%, ashtu që përqindja e aktiviteteve të pazbatuara sipas Planit të Veprimit të SSL arriti në 24%”, është shprehur Shala, gjatë prezantimit të Raportit të IKD-së “Strategjia në udhëkryq”, raport ky i monitorimit të Zbatimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe Planit të Veprimit.

Shala shtoi se raporti i Komitetit Drejtues tregon se strategjia është zbatuar plotësisht 55%, pjesërisht 26% dhe 19% të aktiviteteve nuk janë zbatuar fare.

Sipas tij, ky raport nuk tregon në hollësi se pse 19% e aktiviteteve nuk janë zbatuar ose pse 26% janë zbatuar vetëm pjesërisht.

“Fatkeqësisht, nga kjo mungesë e informacioni në këtë raport rrezikon që të preket edhe cilësia e rishikimit të PV dhe Planit të ri të Veprimit”, ka thënë tutje ai.

Në anën tjetër hulumtuesi i IKD-së ka thënë se në kuadër të strategjisë ishte paraparë edhe Plani i Veprimit, i cili përshinte aktivitetet specifike, elaboronte në hollësi objektivat strategjike dhe specifike, veprimet, institucionet përgjegjëse, koston financiare për zbatim si dhe treguesit.

Por, ai tha se në fund të vitit 2023, ky plan tanimë ka skaduar.

“Strategjia për Sundimin e Ligjit ka përcaktuar se “Strategjia parashihet t’i nënshtrohet rishikimit afatmesëm, jo më larg se deri në fillim të vitit 2024 për të vlerësuar efektivitetin dhe efikasitetin e zbatimit të saj”, është shprehur Shala, duke thënë se ky rishikim do duhej me se largu të përfundonte në mars 2024.

Shala në lidhje me Planin e Veprimit tha raporti vjetor i zbatimit nuk përmend “fillimin”, por vetëm vitin 2024, duke qenë në diskrepancë me Planin e Veprimit, e që sipas tij bazë të deklarimeve të Ministres së Drejtësisë, duket se Plan të Veprimit nuk do të ketë fare gjatë vitit 2024.

Në anën tjetër, duke folur për buxhetin, Shala tha se raporti vjetor i Zbatimit të SSL-së thekson se vetëm 32% e buxhetit të planifikuar për 2023 është shpenzuar, dhe aktivitetet më të kushtueshme nuk janë zbatuar.

Sipas tij,  mungesa e buxhetit dhe kapaciteteve janë identifikuar si rreziqe kryesore, pa specifikuar përgjegjësinë institucionale për këtë.

“Komiteti Drejtues rekomandon që Ministria e Financave dhe Kuvendi të marrin parasysh kërkesat buxhetore për aktivitetet e ngecura. Strategjia kërkon planifikim dhe financim të qartë, gjë që nuk është realizuar, duke penguar efektivitetin e sundimit të ligjit në vend. Miratimi i Strategjisë për Sundim të Ligjit, pa shoqërim të së njëjtës me mjete adekuate buxhetore, nuk paraqet përkushtim të mjaftueshëm për avancimin e sundimit të ligjit”, u shpreh Shala.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?