KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD: Rreth 113 mijë lëndë të pazgjidhura, po shkelet e drejta për gjykim në kohë
Siguri

IKD: Rreth 113 mijë lëndë të pazgjidhura, po shkelet e drejta për gjykim në kohë

Kosova News
Kosova News 11:30 -05/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Gzim Shala, ka thënë se një ndër problemet kryesore të drejtësisë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë është kohëzgjatja e procedurave gjyqësore.

Këtë deklarim, ai e bëri të premten gjatë prezantimit të raportit të IKD-së “Gjykimi brenda afatit të arsyeshëm”- (Problemet kushtetuese të Projektligjit aktual). Sipas këtij raporti, Shala tha se rritja e lëndëve deri në fund të vitit 2023 ka arritur kulmin.

“Në Gjykatat Themelore mbetën 112 mijë e 623 lëndë të pazgjidhura”, u shpreh Shala.
Sipas tij, një kohëzgjatje jo e arsyeshme cenon një prej kompetenteve kyçe të gjykimit të drejtë, e që është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm kohor, për të cilën tha se IKD në vazhdimësi ka ngritur si shqetësim.

Shala tha se deri tani janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për të adresuar këtë problem. Megjithatë, deri tani nuk është shënuar progresi i kërkuar, veçanërisht në fushën civile.
Hulumtuesi i IKD-së, u shpreh se e drejta për gjykim në kohë të arsyeshme ka vazhduar të shkelet, madje në mënyrë sistematike.

Ai shtoi se IKD edhe në raporte tjera kishte theksuar se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore mund të trajtohet edhe nga mungesa e një mjeti efektiv juridik ,i cili do t’iu ofronte qytetarëve tanë mbrojtjen efektive të së drejtës për gjykim në kohë të arsyeshme.

“Në këtë situatë, qëllimi për të ndërtuar mekanizma që adresojnë këtë shkelje është jashtëzakonisht legjitim. Mekanizma të tilla synojnë mbajtjen përgjegjës të institucioneve për të mbrojtur të drejtat e njeriut, të garantuara me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare”, tha ai.

Shala tha se nga monitorimi sistematik që i bëjnë gjyqësorit, që nga 2013, mund të konkludojnë se shkaqet e shtyrjes së seancave janë objektive, që ndërlidhen me Gjykatat apo institucionet e tjera, dhe subjektive, që ndërlidhen me efikasitetin e gjyqtarëve, administrimin adekuat të rasteve, sjelljen e palëve, e të tjera.

Sipas tij, njëra ndër arsyet kryesore që shkakton vonesa në trajtimin e rasteve gjyqësore është ngarkesa e madhe e gjykatave me lëndë, situatë kjo që ka shkuar duke u përkeqësuar.
Për këtë rritje, ai tha se rolin kryesor e kanë lëndët e pranuara. Sipas tij, e gjithë kjo situatë, është ndikuar nga faktorë jashtë gjyqësorit nga moszbatimi i obligimeve të institucioneve publike që rrjedhin nga kontratat kolektive, që ka detyruar qytetarët që të drejtat e tyre t’i realizojnë përmes rrugës gjyqësore.

“Në vend se institucionet publike të përmbushnin këto obligime, ata kanë detyruar qytetarët që t’i drejtohen Gjykatës. Pos shkeljes së të drejtave të qytetarëve dhe dëmtimit të buxhetit, kjo situatë e ka ngarkuar gjyqësorin deri në këtë situatë”, u shpreh tutje Shala.

Ai shtoi se në mënyrë të njëjtë, Qeveria është duke vazhduar edhe me mosnjohjen e pensioneve të dyfishta. Përkundër që Ligji dhe praktika gjyqësore janë të qarta në këtë fushë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk po ua njeh qytetarëve këtë të drejtë. Për këtë arsye, qytetarët detyrohen t’i drejtohen Gjykatës.

Në anën tjetër, ai tha se përpos ngarkesës me lëndë, gjetjet e monitorimit të IKD-së dëshmojnë edhe shkaktarë të tjerë që krijojnë vonesa procedurale, e që ka të bëjë edhe mosadministrimi adekuat i lëndëve nga ana e gjyqtarëve, që konsiston në mosmarrjen e veprimeve procedurale sipas stadeve procedurale të përcaktuara me Ligji.

“Shtyrja e seancave gjyqësore, mosdërgimi me rregull i ftesave gjyqësore, pamundësia e dërgimit të ftesave në mënyrë elektronike, vonesat e lëndëve te ekspertët etj; janë disa nga problemet të cilat evidentohen në Koncept-Dokumentin për Kodin e Procedurës Civile”, u shpreh Shala.
Në anën tjetër, ai tha se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), thekson se në terma absolut, pa diskutim, adresimi më adekuat i shkeljes së gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor, është parandalimi.

“GJEDNJ thekson se aty ku sistemi gjyqësor është i mangët në këtë drejtim, zgjidhja më efektive është një mjet juridik i krijuar për të përshpejtuar procedurat në mënyrë që të parandalohen që ato të zgjasin tepër”, tha ai.

Megjithatë, Shala tha se edhe GJEDNJ theksoi se mjetet që duhet zgjedhur, duhet t’i përshtaten kontekstit specifik të situatës së gjyqësorit në një shtet të caktuar.

Sipas tij, nuk mund të merren modele nga vendet që nuk e kanë të theksuar këtë problem, për sistemet që e kanë pothuajse standard ku gjykimet janë shumë të gjata.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndërmarrë masa për ta kthyer gjyqësorin në binarë. Kuptohet, masat në asnjë rrethanë nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e Qeverisë dhe të ndërhyjnë në punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë”, tha Shala, duke shtuar që Qeveria së pari duhet të respektojë obligimet që ka.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të premten, me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endowment for Democracy (NED), publikoi raportin “Gjykimi brenda afatit të arsyeshëm”, (Problemet kushtetuese të Projektligjit aktual).

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Kosova News 05/07/2024 05/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?