Me rastin e shënimit të “Ditës së Veteranit”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve në sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka premtuar mbështetje edhe më të madhe për të nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre.
Gjatë ditës u bënë homazhe në kompleksin memorial “Varrezat e Dëshmorëve”.


