KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyseni: 28 Nëntori na kujton krenarinë e kombit tonë
Lajme

Hyseni: 28 Nëntori na kujton krenarinë e kombit tonë

Kosova News
Kosova News 19:35 -28/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktivitetet në Komunën e Gjilanit për nder të 112-vjetorit të Ditës së Flamurit kanë vazhduar me seancën solemne, homazhe te varrezat e dëshmorëve, vendosjes së gurthemelit për bustin e Hamdi Zymberit, një simbol i qytetit tonë dhe performanca-akrobacione në qendër.

Në këto aktivitete ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,  bashkë me nënkryetaren, Leonora Morina Bunjaku, zv. ministrin e  Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Agim Lipovica, ish- komandanti i ZOK-ut, Ahmet Isufi,  deputetë nga Kuvendi i Kosovës, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të UÇK-së, veprimtarë e qytetarë.

Kryetari i Gjilanit, tha se 28 nëntori na kujton krenarinë e kombit tonë, duke lidhur bashkë ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Sot, me krenari nderuam këtë ditë të madhe përmes seancës solemne, homazheve për dëshmorët, dhe vendosjes së gurthemelit për bustin e Hamdi Zymberit, një simbol i qytetit tonë”, tha Alban Hyseni.

Sipas tij një moment i veçantë ishte edhe performanca e mrekullueshme nga fëmijët në Teatrin e Qytetit, të cilët përmes akrobacioneve dhe artit na sollën një mesazh frymëzimi dhe krenarie.

Në fjalën e tij pas homazheve te varrezat e dëshmorëve, kryetari Alban Hyseni, tha se këtu prehën ata që nuk u dorëzuan kurrë, ata që zgjodhën të luftonin me guxim për një Shqipëri të lirë, për njjë Kosovë të pavarur dhe për një komb shqiptar krenar e të bashkuar.

“Kjo ditë e shënuar ka një domethënie të veçantë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se dëshmorët që prehën këtu dhe kudo në trojet shqiptare, janë dëshmi e forcës e vendosmërisë së një populli që nuk u pajtua me padrejtësitë.

Më tej kryetari theksoi se përpara sakrificës së tyre ne përulemi me respekt e mirënjohje të thellë. Ata na kujtojnë përherë se liria nuk është e dhënë, por fitohet me guxim, gjak dhe sakrifica.

“Detyra jonë sot është që të ruajmë me dinjitet atë për të cilën ata e dhanë jetën, të forcojmë unitetin kombëtar dhe të  punojmë pê të ardhmen e brezave që vijnë pas nesh”, tha Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se ky flamur që valëvitet i lirë mbi Shqipërinë e Kosovën, është amaneti i tyre, por njëkohësisht edhe krenaria jonë.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, në emër të Qeverisë së Kosovës, tha se  jemi mbledhur sot të bashkuar për të shënuar 112 vjetorin e pavarësisë, daljes në skenë të UÇK-ë  dhe të ditëlindjen e kryekomandatit legjendar Adem Jashari.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 28/11/2024 28/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?