KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Humbën jetën 51 persona! Sot, katër vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri
Rajon

Humbën jetën 51 persona! Sot, katër vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 09:33 -26/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot shënohet 4-vjetori i tërmetit tragjik të ndodhur më 26 nëntor 2019, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë qindra familje shqiptare.

Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit goditi vendin tonë.

Lëkundjet e tokës, të cilat u ndjenë në disa qytete, shkatërruan shtëpi, pallate, shkolla, ndërsa për orë të tëra ekipet e kërkim-shpëtimit kërkonin për të mbijetuarit të ngecur në rrënoja.

Njëmbëdhjetë bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë në vend, Tirana dhe Durrësi.

Pasojat u ndjenë, gjithashtu, në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës dhe Mirditës.Tërmeti preku 202 mijë persona. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodheshin afër epiqendrës së tërmetit.Hotele dhe pallate u shembën në Durrës, katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti.

Qyteti i Laçit u dëmtua gjerësisht. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Tërmeti u ndoq nga pasgoditje të cilat shkaktuan frikë për ditë me radhë midis qytetarëve.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2.000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1.000 persona.

Të paktën 45 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat. Sipas informacioneve, 25 persona humbën jetën në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç.

Gjithashtu lexoni:

Rama takon homologun finlandez, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027

“A do të ketë një marrëveshje për kampet e emigrantëve?” Rama: Jemi besnikë ndaj ‘martesës’ me Italinë, pjesa tjetër është ‘dashuri’

Rama: S’do ketë marrëveshje për emigrantët me Britaninë, e kemi vetëm me Italinë

Kosova News 26/11/2023 26/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?