KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK
Rajon

Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK

KosovaNewss
KosovaNewss 21:11 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Miku i Vuçiq, Milun Milenkoviq, në kuadër të detyrave që kishte në grupin terrorist, ishte përgjegjës edhe për vrojtim të Liqenit të Ujmanit. Ai ishte vendosur në një objekt afër Kryqit të Kuq, ku përveç se ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të dyshimta, kishte të fshehur edhe një sasi armësh për luftë eventuale.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar me rastin e arrestimit të Milenkoviq, se “ky është një provokim i Albin Kurtit, me të cilin provon që të nxisë luftë në zemër të Evropës”.

Deklarata e ashpër e kreut serb nuk do të ishte kuptuar drejt, duke u quajtur më shumë politik para afër dy vjetësh, kur në bazë të akuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte arrestuar Milenkoviq, raporton Tëvë1.

Megjithatë, sipas një hulumtimi, është vërtetuar se Vuçiq ka pasur lidhje të veçantë me Milenkoviq, i cili ka qenë njëri nga udhëheqësit e organizatës terroriste Mbrojtja Civile.

Madje, sipas të përditshmes serbe Danas, objekti i Lunes, “Qendra për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit në Zubin Potok, të cilën e hapi presidenti i Serbisë, në fillim të vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas gazetës Danas, nuk ekziston në kuptimin juridik. Megjithatë, edhe pse kjo qendër nuk është e regjistruar si person juridik, Qeveria e Serbisë i ka kaluar asaj rreth katërqind e pesëdhjetë mijë euro gjatë viteve të fundit”.

Në Dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës të pandehur për sulmin terrorist të datës gjashtë dhjetor dymijë e njëzet e dy, thuhet se ai ka rezistuar gjatë arrestimit që i është bërë më datën trembëdhjetë qershor dymijë e njëzet e tre.

Besohet se Lune ishte stërvitur në Nish, në të ashtuquajturën “Qendra Humanitare Serbo-Ruse”, e njohur botërisht edhe si qendër spiunazhi e Moskës për Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq nuk e kishte mik vetëm Lunen. Ditën kur ishte takuar me Lunen, ishte pritur edhe nga Stevan Paviçeviq, i cili ishte po ashtu njëri nga udhëheqësit e organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”.

Lexo po ashtuTadiq: Delegacioni serb në Munih ‘këmbëngul’ se pas protestave qëndrojnë shërbimet rusePaviçeviq, përveç shumë sulmeve, ka marrë pjesë edhe në sulmin e majit të vitit dymijë e njëzet e tre ndaj paqeruajtësve të NATO-s/KFOR në Zveçan. Danas ka siguruar një fotografi që e dëshmon pjesëmarrjen e tij në këtë sulm, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin, po hapim rrugën për rininë

KosovaNewss 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani në Japoni: Potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Japoni
17:47 -12/06/2025
Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia
17:42 -12/06/2025
Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi
17:24 -12/06/2025
Mbahet takimi i parë i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës
17:17 -12/06/2025
20 vjet LVV, Kurti kujton aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”
17:11 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?