Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancës e së premtes ka folur për flijimin vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvend, të cilin PDK-ja e pati bojkotuar.
Hoxha ka thënë se Osmani nuk i ka zhgënjyer aspak, por se sipas saj ajo ka thënë një varg të pavërtetash.
“Dua të bëj një bilanc për punën e saj që do të duhej të raportonte, meqë e shfrytëzoi më shumë të fliste për veten sesa për Kosovën. Gjatë 2002 Kosova nuk ka pasur asnjë njohje, asnjë angazhim konsistent pos deklarativ nuk kemi parë. Ka dështuar në mbrojtjen e imazhit të Kosovës dhe ka abstenuar nga çdo lloj përballje për imazhin e vendit. Asnjë qytetar se ka të qartë se çka mendon presidentja për çështjet serioze që kanë ndodhur gjatë vitit 2022. Ka abstenuar komplet nga çështjet e interesit publik”, ka thekuar Hoxha.
Sipas saj Osmani nuk ka dhënë sqarime për çështjet vitale të shtetit.
Presidentja Osmani është dashur të raportojë pse s’ka njohje, pse s’ka anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, pse nuk ka rezultat në dialog e shume pse te tjera. Ajo nuk dha përgjigje në asnjërën prej tyre. Në fund kishte komentuar opinione që dihen që janë të sajat, që provon tu japë karakter shtetëror si qëndrime të Kosovës. Çdo e pavërtetë për Kosovën në rrugën drejtë lirisë me të gjithë protagonistët e saj kurrë nuk do të bëhet qëndrim i shtetit”, ka theksuar Hoxha.
Në fjalimin saj të mbajtur më 15 dhjetor, Osmani e kualifikoi si të përmbyllur njëherë e përgjithmonë idenë e ndryshimit të kufijve. Ndërkaq për veriun është zotuar për sundim të plotë të ligjit që do t’i shuante pretendimet territoriale mbi Kosovën të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


