Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot në Prishtinë, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua dorëzoi dekretin e shtetësisë së Republikës së Kosovës Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Me këtë rast, DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi u bënë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës, në shenjë të kontributit dhe përkushtimit të tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare.

