Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa ka thënë se “koha për të lëvizur përpara është tani”, duke e cilësuar PDK-në si një faktor balancues përmes një koalicioni që, sipas tij, do të kontribuonte në normalizimin dhe funksionimin e shtetit.
“Koha për të lëvizur përpara është TANI! Mbi bazën e rrënjëve tona të forta dhe vlerave që na ngritën deri këtu, është koha të shkruajmë kapituj të rinj suksesesh”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai ka deklaruar se PDK-ja mund të luajë rol në mbrojtjen e shtetit dhe në ndërtimin e së ardhmes përmes përgjegjësisë dhe rezultateve konkrete.
“PDK është balanca më e mirë përmes koalicionit për përkujdesje dhe normalizim të shtetit. Të mbrojmë shtetin, të luftojmë tjetërsimin e vlerave të tij dhe të ndërtojmë të ardhmen me vepra, përgjegjësi dhe rezultate konkrete!”, ka thënë ai.
Në fund të reagimit, Mustafa ka bërë thirrje për bashkëpunim mes dy subjekteve politike, duke shkruar: “VV – PDK bashkë munden!

