KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu – Isufajt: Po të mos i hiqej fletarresti Radoiçiqit, operimi i tij në veri do të ishte i pamundur
Siguri

Haxhiu – Isufajt: Po të mos i hiqej fletarresti Radoiçiqit, operimi i tij në veri do të ishte i pamundur

Kosova News
Kosova News 18:23 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka pranuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit e se nuk mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet (VIDEO)

Haxhiu e ka kritikuar duke thënë se drejtësia do të duhej të ishte e pavarur dhe se është e paarsyeshme shprehja se nuk mund t’i bëjë publike arsyet.

“Po të mos hiqej fletarresti (mos)operimi i tij do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri të vendit. Kur dikujt i hiqet fletarresti praktikisht i bie që diçka ka ndërruar për të mirë, por këtë vit nga ky person që ju hoq fletarresti u organizua tentim-aneksimi i veriut me 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit. A e ka të qartë ky kryeprokuror që kjo çështje është preokupim kombëtar e shoqëror dhe nuk ka këtu vetëm Pikë?” ka thënë ajo.

Haxhiu ka shtuar se nëse Isufaj ka pasur presione “nga dikush nga politika asokohe mos le ta ushtrojë detyrën në mungesë guximi sepse kështu e merr në qafë Republikën”.

“Vullneti i popullit është i qartë: ai do drejtësi dhe shtrirje të rendit e ligjit, pa dallim. Për këtë vullnet breza e breza të tërë janë angazhuar dhe sakrifikuar, mijëra të tjerë kanë dhënë dhe jetën dhe nuk ka njeri në botë kushdo qoftë ai që del dhe na thotë unë ja hoqa fletarrestin Radojçiqit dhe pikë. Kjo nuk kalon!” ka përfunduar Haxhiu.

Pasi e pranon se i hoqi urdhëarrestin Radoiçiqit, Blerim Isufaj iu përgjigjet kritikave të kryeministrit Kurti: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave (VIDEO)
Kurti: S’ka nevojë për bachelor e as të jesh gjykatës për ta kuptuar absurditetin e prokurorit në rastin ndaj Radojiçiqit

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian, Policia: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore

Haradinaj bën homazhe në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan: Krimet e Serbisë nuk harrohen e as nuk falen

Osmani dhe Orav flasin për situatën aktuale politike në vend

Anulimi i konferencës së Trendafiloves, Rohde reagon me shqetësim: Autoritetet të sigurojnë që gjykata të punojë pa pengesa

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14:46 -14/05/2025
Trump: “E mundur të shkoj në Turqi për samitin e Ukrainës”
14:32 -14/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm
14:14 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?