KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet (VIDEO)
Lajme

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 11:22 -29/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj që ishte në garë dhe pretendonte të merrte edhe një pozitë më të lartë, atë të Kryeprokurit të Shtetit, e ka pranuar të premten se ishte vetë ai që ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj kriminelit e terroristit,  Milan Radoiçiq.

Këtë konfirmim Isufaj e dha të premten gjatë një konference të fundvitit dhe është pyetur nga gazetari i portalit KosovaNews.

Por, Isufaj ka thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet pse hoqi urdhërarrestin për Radoiçiqin, për siç tha  ‘shkak të hetimeve’.

“Pa miratimin tim nuk kishte mundur me bë, nuk diskutohet kjo. Unë kam dhënë pëlqimin, por arsyeja pse e kam dhënë pëlqimin nuk mund t’a bëjë publik, pikë. Kjo është një çështje. Këto janë çështje të ndjeshme, çështje të hetimit. Nuk mundet me ditë opinioni secilën situatë, pse ne çka ne bëjmë”, ka deklaruar Isufaj, duke arsyetuar vendimin e tij.

Më 19 shkurt 2021, Prokuroria Speciale kishte kërkuar revokimin e urdhërarrestit ndaj Radoçiqit ndërsa gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë më 23 shkurt 2021. Urdhërarresti ishte lëshuar në gusht të 2020-ës nën dyshimin se Radoiçiq ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

Kujtojmë se Isufaj ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Këshilli Prokurorial për Kryeprokuror të Shtetit, pozitë kjo më e larta në institucionet e ndjekjes. Por dekretimi i tij po refuzohet nga presidentja Vjosa Osmani. Edhe liderët e tjerë shtetërorë janë kundër zgjedhjes së tij.

Blerim Isufaj përballet me pyetjen lidhur me ndikimet e disa njerëzve për lirimin e Milan Radoiçiqit
Pasi e pranon se i hoqi urdhëarrestin Radoiçiqit, Blerim Isufaj iu përgjigjet kritikave të kryeministrit Kurti: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave

Kujtojmë se e para e shtetit, Vjosa Osmani doli rreth dy muaj më parë në një konferencë për media dhe tregoi se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Ajo tha se këtë vendim e mori pas shqyrtimit të ankesave të shumta nëpër gjykata.

Osmani ka theksuar se procesi për Kryeprokuror është përcjell me shumë parregullsi dhe me shumë shkelje procedurale.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit – Raport 18 faqesh me shkelje
Presidentja Osmani: Askush nuk mund të merr vendime duke kërcënuar kreun e shtetit (VIDEO)

Në përkrahje të vendimit të presidentes Vjosa Osmani kanë dalë edhe organizata joqeveritare që monitorojnë sistemimin e drejtësisë së Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë, ambasadorë të shumtë nga vendet e QUINT-it. Ata kanë kërkuar që ky proces me të drejtë duhet anuluar dhe në përsëritjen e tij KPK nuk duhet të bëj shkelje të tilla.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 29/12/2023 29/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?