KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
Rajon

Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës

Kosova News
Kosova News 15:20 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur këtë të mërkurë një konferencë për shtyp, ku vijoi akuzat për manipulimin masiv të zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha akuzoi mazhorancën se përmes përdorimit të bandave kriminale në fushatë, ka deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

“Çdo orë që kalon nxjerr fakte dhe dokumente shkatërruese për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rina i Tiranës, Edi Rama. Por unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues të opozitës që, edhe në kushtet e një terrori shtetëror, po kryejnë detyrën e tyre me përkushtim. I ftoj ta çojnë deri në fund këtë mision”, deklaroi Berisha.

Ai nënvizoi se opozita po përgatit një “luftë të fuqishme” për të mbrojtur të drejtën e votës, që sipas tij është cenuar rëndë, raporton euronews.al.

“Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur çdo votë, për të faktuar para shqiptarëve dhe botës farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga narko-regjimi. Partia Demokratike dhe opozita janë duke përgatitur një luftë të fuqishme për të mbrojtur të drejtën e votës së shqiptarëve”, shtoi Berisha, duke përshëndetur edhe raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë që, sipas tij, “de facto e kanë rrëzuar legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve”.

Berisha reagoi ashpër edhe ndaj asaj që e cilësoi “terrori policor ndaj komisionerëve të PD-së”, duke denoncuar arrestimin e Luan Tollozhinës në Pogradec pas një incidenti me një përfaqësues socialist.

“E gjithë ngjarja është një kurth policor ndaj tij. Dënoj mbajtjen në burg të një qytetari që ka mbrojtur votën. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të Luan Tollozhinës”, u shpreh Berisha.

Në deklaratën e tij, kreu i opozitës paralajmëroi gjithashtu se “organizatat kriminale që kanë kapur zgjedhjet dhe disponojnë miliarda euro” do të shpallen organizata terroriste: “Ligji do të jetë i pamëshirshëm ndaj tyre, sepse janë bërë pengmarrës të demokracisë dhe të një kombi të tërë”.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?