KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hargreaves: Krijimi i ekipeve të hetimeve të përbashkëta, përmirëson efikasitetin e operacioneve
Lajme

Hargreaves: Krijimi i ekipeve të hetimeve të përbashkëta, përmirëson efikasitetin e operacioneve

Kosova News
Kosova News 11:53 -06/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur shënimi i njëvjetorit të projektit të Ambasadës Britanike të zbatuar nga Sustainable Criminal Justice Solutions (SCJS), që ka për qëllim “Forcimin e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe mbështetjen e krijimit të ekipeve të përbashkëta hetimore kundër financave të paligjshme dhe krimit të organizuar në Kosovë”.

Jonathan Hargreaves, Ambasadori Britanik në Prishtinë, vlerësoj përkushtimin e institucioneve për të forcuar demokracinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

“Ju jeni ata që mbani përgjegjësinë për të mbrojtur të drejtat dhe për të ruajtur një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë – pavarësinë dhe efikasitetin e institucioneve. Dhe gjithmonë më ka bërë përshtypje mënyra se si ju, në Kosovë, e realizoni këtë mision. Sigurisht, ka ende punë për të bërë, siç e dimë nga disa nga raportet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me të cilat jeni të njohur edhe ju, ashtu siç jam edhe unë. E di që po punoni me përkushtim për çështjet e ngritura në ato raporte. Por, gjithashtu e di që po e bëni këtë me synimin për të forcuar më tej demokracinë”, ka thënë ai.

Ambasadori theksoi se këto ekipe të përbashkëta të hetimeve do të ndihmojnë në përmirësimin e bashkëpunimit mes institucioneve ligj zbatuese dhe në rritjen e efikasitetit të tyre.

“Pikërisht për këtë arsye, gjatë viteve të fundit, Ambasada Britanike dhe partnerët tanë të projekteve kanë dëshiruar të punojnë me ju për të mbështetur krijimin e ekipeve të hetimeve të përbashkëta, të cilat jo vetëm që forcojnë bashkëpunimin social, por gjithashtu përmirësojnë efikasitetin e operacioneve tuaja. Me zhvillimin e mëtejshëm të strukturave për këto ekipe të hetimeve të përbashkëta, tani jemi në një nivel të ri të bashkëpunimit, i cili do të mundësojë një shkëmbim më të madh informacioni mes institucioneve. Kjo është një dëshmi e përkushtimit tuaj të jashtëzakonshëm për hetimet, dhe tani kemi mundësinë të kalojmë në një fazë tjetër – atë të veprimit konkret”, ka thënë ai.

Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial, ka thënë se ky bashkëpunim do të forcoj kapacitete e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës për të hetuar veprat komplekse.

“Kam besim të plotë që ky bashkëpunim do të forcoj kapacitetet e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës për të hetuar veprat komplekse, ne përfshirje në ekipe të përbashkëta të hetimit në përputhje të standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Në këtë drejtim e gjithë puna, profesionalizmi dhe përkushtimi i eksperteve në hartimin e rregullores në fjalë është kurorëzuar me miratimin e kësaj rregullore nga KPK para tri ditëve e cila tash ka karakter detyrues në zbatimin e saj dhe do të jetë lehtësim për punën hetimore të Prokurorisë Speciale”, ka thënë ai.

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se lansimi i ekipeve të përbashkëta hetimore është një hap tjetër në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë për qytetarët.

Ai tha se një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij projekti është dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera ndërkombëtare si Europoli dhe Interpoli.

“Lansimi i ekipeve të përbashkëta hetimore është një hap tjetër në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë për qytetar tanë. Ekipet e tilla do të ndihmojnë për të përmirësuar koordinimin dhe bashkëpunimin midis agjencioneve  të ndryshme duke përfshirë policinë prokurorin dhe institucionet e tjera ligj zbatuese. Këto ekipe do të angazhohen ne hetimin e krimeve të rënda, përfshirë edhe ato që lidhen me krimin e organizuar, korrupsion dhe krimet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë një koordinim të ngushtë dhe shkëmbim informacioneve mes institucioneve për të arritur rezultate të shpejta dhe efektive. Një tjetër aspekt i këtij projekti është edhe angazhimi dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera ndërkombëtare, si Europoli, Interpoli si dhe agjencitë e tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kosova News 06/03/2025 06/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?