Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë të ditur se është hapur thirrja për ndarjen e 100 bursave për studentët e kësaj komune, numri më i lartë ndonjëherë që paraqet rritje të 4-fishtë brenda mandatit.
Aliu i inkurajon studentët ekselentë, përfshirë ata që studiojnë jashtë vendit, të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike.
“Arsimi është themeli i zhvillimit tonë dhe besoj thellë në fuqinë e potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Kjo është arsyeja pse, në përpjekje për të inkurajuar arsimimin dhe studimin serioz, kemi vendosur të investojmë pakrahasimisht në arsim duke i dhënë prioritet mbështetjes së atyre që janë baza më e qëndrueshme e progresit tone”, tha ai.