KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hajdari shpalos të arriturat kryesore të mandatit: Për herë të parë Qeveria e Kosovës me Politikë Industriale e vizion të qartë për industrinë prodhuese
Ekonomi

Hajdari shpalos të arriturat kryesore të mandatit: Për herë të parë Qeveria e Kosovës me Politikë Industriale e vizion të qartë për industrinë prodhuese

Kosova News
Kosova News 17:43 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti foli për të arriturat kryesore të mandatit qeverisës.

Hajdari theksoi se për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës  është bërë me Politikë Industriale dhe vizion të qartë për industrinë prodhuese. Sipas saj, mbështetje patën 322 bizneseve përmes granteve me 11.86 milionë. Dhe subvencionim i kredive për 395 biznese me 12.4 milionë euro.

“Promovimi i 1000 produkteve të mallrave dhe shërbimeve ne 33 panaire ndërkombëtare me 2.8 mil euro përkrahje financiare. Për më shumë hapsirë për bizneset tona, ndërtuam infrastrukturë fizike me investim kapital 2.5 mil. euro në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan, Rahovec dhe më shumë investime kapitale me 33.mil euro ne parqet e reja industrial e teknologjike. Më shumë hapsirë për kreativitet dhe inovacion, mbështetëm me 8 mil. euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) me 40 ha hapësirë në Prizren dhe finalizuam investimet kapitale të projektit 1 mil.euro në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me 1000m2 hapësirë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP, si dhe e dhamë në shfrytëzim për 5 vite Inkubatorin e Biznesit me 4000m2 në Bërnicë” deklaroi ministrja Hajdari.

Tutje ajo përmendi edhe Kosovën si pjesë e programit më të madh të BE-së, “Tregu I Përbashkët”, në vlerë prej 4.2 miliard euro për mbështetje të bizneseve dhe organizatave, gjatë periudhës 2021-2017 si dhe bilanci tregtar i përmirësuar në raport 6:1, krahasuar nga raporti 9:1 sa ishte më parë, Eksporti I mallrave sipas saj ka arritur për herë të pare vlerën prej 920.4 milionë eurove në vitin 2022 apo 22% rritje krahasuar me 2021, 93% rritje krahasuar me vitin 2020 dhe 140% rritje krahasuar me vitin 2019. Rekordi i eksportit të shërbimeve ka kapur mbi 2,5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32%.

“Lansimi dhe zhvillimi i Negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s (Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda). Qasje e unifikuar dhe trajtim i barabartë me kujdes pasues për investitorët vendorë dhe ndërkombëtar, në përputhje me parimet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së. Investimet e huaja për herë të parë kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose 84% rritje krahasuar me vitin”, shtoi ajo.

Një tjetër e arritur është edhe Fuqizimi i mbrojtjes së Pronësisë Industriale. Emërtimi i treguesit të parë gjeografik në Republikën e Kosovës; Janë zgjidhur 500 lëndë të kundërshtimeve të markave tregtare që ishin në pritje që nga viti 2013 dhe sillnin konflikte në mes të kompanive dhe me humbje të tregut.

“Rregullim dhe mbikëqyrje e tregut, me realizim të 8150 inspektimeve, 150 % më shumë se në vitin 2019 dhe 2020 bashkë; Largim i mbi 12.000 produkteve të pasigurta nga tregu; Rregullim dhe mbikëqyrje e tregut të produkteve të naftës, me licencim të 500 operatorëve ekonomik për shitjen e derivateve të naftës, të cilët i gjetëm të pa licencuar!; Rritje e rezervës shtetërore për tridhjetë fish. Rritje e numrit të vizitorëve me mbi 50 %, me rritje prej 27 % të punësuarve në sektorin e akomodimeve dhe ushqimit. Rregullimi i ushtrimit të veprimtarive te Udhërrëfyesve Turistik dhe Agjencive të Udhëtimit, për herë të parë!”.

Hajdari në Kuvend foli edhe për reformat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe për Politikën Industriale me vision deri në vitin 2023.

“Me prioritet të lartë i sollëm reformat e shumëpritura në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Vijuam me plotësimin e zbrazëtirave në kornizën legjislative në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes, klimën e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës, reformën në mbikëqyrjen e tregut, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, dhe turizmin e qëndrueshëm – duke miratuar 16 ligje dhe 35 akte nënligjore në harmoni me parimet e standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.

Për herë të parë miratuam Politikën Industriale me vizion të qartë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të jetë e transformuar në një industri të integruar globalisht e cila është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë. Objektivat e Politikës Industriale përfshijnë: Zgjerimin (shtrirjen) e prodhimit industrial, reduktimin e deficitit tregtar industrial, gjenerimin e punësimit më të mirë dhe gjithëpërfshirës, lehtësimin e industrisë qarkore dhe të gjelbër dhe maksimizimin e rritjes së vlerës së brendshme. Përkrahëm rritjen e konkurrencës së 322 bizneseve përmes granteve me 11.86 milion euro dhe subvencionuam kreditë për 395 biznese me 12.4 milion euro. Krahas tyre, edhe 226 ndërmarrje vendore u përkrahën me pjesëmarrje në 33 panaire ndërkombëtare për mallra, shërbime dhe aktivitete të turizmit, duke promovuar rreth 1000 produkte të mallrave dhe shërbimeve. Vlera totale financiare e përkrahjes për panaire ishte rreth 2.82 milion” u shpreh Hajdari.

Ajo foli edhe për ndërtimet infrastrukturore të parqeve në disa qyteteve të Kosovës, në të cilën u investuan 2. 5 milionë euro, shkruan KosovaNews.

“Ndërtuam infrastrukturë fizike me investim kapital 2.5 mil. euro në parqet industriale në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan, Rahovec dhe vazhdojmë me ndërtimet në parqet e reja industriale e teknologjike më efektive, me 33.mil euro investime kapitale në vitet në vijim. Për më shumë hapsirë për kreativitet dhe inovacion, mbështetëm me 8 mil. euro financim Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) me 40 ha hapësirë në Prizren dhe finalizuam investimet kapitale të projektit 1 mil.euro në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me 1000m2 hapësirë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP, si dhe e dhamë në shfrytëzim për 5 vite Inkubatorin e Biznesit me 4000m2 në Bërnicë”.

“Negociuam dhe nënshkruam marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në programin më të madh të BE-së “Tregu i Përbashkët’’ në vlerë 4.2 miliardë euro për periudhën 2021-2017, për mbështetje të bizneseve dhe organizatave, me synim fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM), mbrojtjen e konsumatorit, përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikavem dhe përmirësimin e sektorit financiar.

 Përmirësuam bilancin tregtar në raport 6:1, krahasuar me raportin 9:1 sa ishte më parë. Eksporti i mallrave ka arritur për herë të parë vlerën prej 920.4 milionë eurove në vitin 2022 apo 22% rritje krahasuar me 2021, 93% rritje krahasuar me vitin 2020 dhe 140% rritje krahasuar me vitin 2019. Rekordi i eksportit të shërbimeve ka kapur mbi 2,5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32% rritje nga viti 2021, dhe 153% nga viti 2020”, pohoi Hajdari.

Po ashtu, ajo tha se për herë të parë investimet e huaja kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

“Qasje e unifikuar dhe trajtim i barabartë për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve me kujdes pasues për investitorët vendorë dhe ndërkombëtar. Investimet e huaja për herë të parë kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose 84% rritje krahasuar me vitin 2021, kurse 101% rritje nga viti 2020 dhe 138% rritje nga viti 2019”.

“Lansimi i Negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s (Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda), me 3 raunde të negociatave në fusha të rëndësisë së veçantë (siç janë flukset e investimeve dhe transferimi i teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe çështje dhe politika të tjera të lidhura me tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, duke përfshirë bashkëpunimin doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale), për të zgjeruar marrëdhëniet tregtare në të cilat palët do të kenë bashkëpunim më të madh ekonomik me marrëdhënie tregtare preferenciale dhe e dobishme për të gjithë.

Fuqizuam Mbrojtjen e Pronësisë Industriale përmes Miratimit të 5 ligjeve: Ligjit për Patenta, Ligjit për Marka Tregtare, Ligjit për Dizajnin Industrial, Ligjit për Topografi të Gjysmëpërçuesve dhe Ligjit për Sekretet tregtare i cili është miratuar për herë të parë në Kosovë. Kemi zgjidhur 500 lëndë të kundërshtimeve të markave tregtare që ishin në pritje që nga viti 2013 dhe sillnin konflikte në mes të kompanive dhe humbje të tregut të tyre. Regjistruam 30 patenta, 4915 marka tregtare dhe 80 dizajne industriale. Për herë të parë kemi regjistruar në Republikën e Kosovës treguesin gjeografik dhe emërtimin e mbrojtur të origjinës, i aplikuar nga viti 2014, i cili ishte i pa zgjidhur ndër vite si rast.

Rregullim dhe mbikëqyrje e tregut të produkteve të naftës, pas më shumë se një dekadë, në aspektin e ligjshmërisë, mbrojtjes së konsumatorit, tregtisë, çmimeve dhe cilësisë së produkteve të naftës. Kemi një treg të rregulluar në këtë fushë me licencim të 500 operatorëve ekonomik për shitjen e derivateve të naftës, të cilët i gjetëm të pa licencuar! Zvogëlim i barrës administrative me thjeshtim të lejeve dhe licencave të produkteve të naftës, me kohëzgjatje në 6 vite, krahasuar me 2 vite sa ishte më parë dhe me thjeshtim të lejeve e licenca të produkteve të duhanit me kohëzgjatje në 5 vite, krahasuar me 2 vite sa ishte më parë; Ulje e taksës administrative për të gjitha llojet e lejeve dhe licencave, në shumën prej 55 euro për tregtinë me produktet e duhanit dhe 50 euro për produktet e naftës, gjersa më herët ishte në 500 euro deri në 5000 euro në leje dhe licenca të produkteve të naftës dhe 5000 euro deri në 20,000 euro për tregtinë me produkte të duhanit;

Reforma në Inspektime, një ndër reformat kryesore në 10 vjeçarin e fundit, që përcakton parimet e inspektimit, me koordinim të mirëfilltë me organet inspektuese në kompetencë te administrates shtetërore dhe komunave, rregullat për koordinimin e veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit të veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit; Bëmë 8150 inspektime, 150% më shumë se në vitet 2019 dhe 2020 së bashku (ishin vetëm 3252 inspektime se bashku). Larguam nga tregu mbi 12.000 produkte, të cilat janë konstatuar se janë të pasigurta për konsumatorë. Rritëm besueshmërinë e konsumatorëve me adresim të ankesave të tyre në kohë. Në vitet 2019 dhe2020 ishin trajtuar vetëm 542 ankesa përderisa në vitet 2021 dhe 2022 janë trajtuar 2239 ankesa, pra janë 313 % më shumë.

Rezervat shtetërore i gjetëm në greminë. I kemi shtuar për plotë 30 fish. Tani kemi dukshëm mëshumë siguri për qytetarët tanë.

 Në vitin 2021 kemi rritje prej 85 % të turistëve të jashtëm kurse në vitin 2022 33 %. Numri i netëqëndrimeve ka shënuar rritje prej 52 % gjatë vitit 2022. Zhvillimi i turizmit ka sjell vende të reja të punës me rritje prej 27 % të punësuarve në sektorin e akomodimeve dhe ushqimit. Rregulluam veprimtaritë e Ciceronëve Turistik dhe të Agjencive të Udhëtimit. Për herë të parë është rregulluar ushtrimi i veprimtarisë së Udhërrëfyesve Turistik (Ciceronëve), deri tani grupet turistike kanë përdorur ciceronë edhe nga shtetet e rajonit (përfshirë Serbinë), për tu informuar për trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, ndërkaq me ligjin e ri për turizmin, grupet turistike janë të obliguara që të angazhojnë vetëm ciceronë vendorë. Kemi arritur marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e turizmit me 6 shtete” përfundoi ministrja Hajdari.

Lexoni edhe:

Kryeministri Kurti: Ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës, as nuk do të ketë pas 1 janarit
Ministri Sveçla për buxhetin e Policisë: Kemi blerë më shumë autoblinda sesa që kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK

Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?